Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Berisha e kërcënoi Ramën me jetë
English

PS: Berisha e kërcënoi Ramën me jetë

Tiranë, 30 janar 2011, NOA – Shqiptarët e kanë dëgjuar se ka qenë kryeministri Sali Berisha ai që kërcënoi me jetë përmes telefonit shefin e opozitës Edi Rama gjatë demonstratës së 21 janarit. Selia rozë ka reaguar kështu ndaj deklaratës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, i cili sot në drekë informoi se kërcënimi me jetë ndaj Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama kishte ardhur nga personi, të cilit demonstruesit i kishin djegur makinën e parkuar pranë kryeministrisë, dhe i cili i kërkonte shefit të opozitës me një sms, zhdëmtimin për makinën e tij luksoze, të cilës demonstruesit i kishin vënë flakën gjatë akteve të dhunshme në 21 janar. Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Megi Ajtyresa, në një deklaratë të posaçme për mediat e cilësoi të turpshme dhe kuptimplotë deklaratën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, i cili sikundër tha Ajtyresa dëshmoi se nuk është në shërbim të shtetit por të pushtetit.

“E turpshme dhe qartësisht kuptimplotë deklarata e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, i cili foli për një sms për zhdëmtim makine, duke treguar se në fakt nuk i shërben shtetit, por pushtetit”, tha Ajtyresa.

Ajo vuri në dukje se e vërteta është krejt ndryshe.

“Drejtori duhet ta dijë mirë, nëse nuk e di, le të pyesë Komandantin e Gardës, se ai duhet ta dija akoma më mirë, shqiptarët kanë dëgjuar të ashtuquajturin kryeministër të kërcënojë me jetë kryetarin e opozitës, i cili nuk ka bërë dhe nuk ka ndërmend të bëjë asnjë denoncim për kërcënimet që i janë bërë atij vetë e familjes së tij, jo me një sms për zhdëmtim makine, po me shumë paralajmërime për jetën e vet. Sepse në një vend ku, me urdhër të kryeministrit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ekzekuton urdhër-ndalimet e prokurorisë pas tre vrasjesh me pushkë nga Garda Republikane në mes të bulevardit, s’ka asnjë arsye të mendosh se kjo polici e dhunuar politikisht mund të mbrojë qytetarët nga pushteti”, theksoi Ajtyresa.

Anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Megi Ajtyresa në emër të shefit të opozitës, tha se “Rama nuk ka ndryshuar mendim lidhur me pjesëmarrjen e tij në demonstratën homazh, kur është njoftuar nga truproja i tij, ky i fundit i informuar prej vetë Komandantit të Gardës, për ekzistencën e një plani për asgjësimin e tij fizik. Dhe as ka ndërmend të ndryshojë qëndrim e rrugë në krye të popullit opozitar, për asnjë arsye apo interes vetjak”, përfundoi reagimin e saj Megi Ajtyresa.

Këtë e kishte deklaruar edhe më herët vetë lideri i opozitës, i cili duke komentuar rreth kërcënimit ndaj tij, bëri me dije se nuk kishte asnjë koment, pasi jeta e tij nuk ishte më e çmuar se ajo e tre demonstruesve që u këputën pa jetë të qëlluar me armë zjarri në 21 janar.

mit/NOA

KOMENTE