English

Scarlet Johanson, rrëfehet flirti me Jason Sudeikis

SHBA, 30 Janar NOA - Pas ndarjes me Ryan Reynolds, 14 dhjetorin e kaluar, Scarlett Johansson tashmë ka filluar të argëtohet.

Aktorja 26-vjeçare më 22 janar është kapur nga Life & Style në një flirt me aktorin komik 35-vjeçar Jason Sudeikis, të cilin e njohu gjatë nëntorit në Saturday Night Live, kur ishte e ftuar.

Të dy kanë qenë në ambientet e një pub-i në Santa Monica në shoqërinë e një çifti tjetër të formuar nga ylli i SNL, Will Forte dhe nga një grua.

“Ngjasonin me dy çifte – specifikoi një dëshmitare okulare – kanë flirtuar dhe kanë shkëmbyer shikime të zjarrta me njëri-tjetrin.

Përgënjeshtrimi i lajmit ka ardhur nga zëdhënësi i aktores i cili ka pohuar se ata janë bërë miq dhe diçka e tillë ka ndodhur pas takimit në televizion.

r.b/NOA

KOMENTE