English

21 Janari, kapen 2 demonstrues dhe ndiqet 1 tjetër

Tiranë, 31 Janar, NOA – Dy demonstrues të tjerë të protestës së dhunshme të 21 Janarit janë mundur të vihen në pranga nga forcat e policisë së Tiranës, ndërsa për një të tretë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Siç raportohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, të ndaluarit janë dy vëllezërit Feta dhe Arjanit Mataj, përkatësisht 29 dhe 38 vjeç, që të dy lindur në Tepelenë dhe banues në Durrës.

Ndalimi i tyre u bë pasi këta persona më datë 21 janar, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, kanë goditur me sende të forta punonjësit e policisë të planizuar me shërbim për mbarëvajtjen e protestës dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Ndërkaq, nga analiza që vazhdon t`u bëhet ngjarjeve të ndodhura, informacioneve të grumbulluara dhe pamjeve filmike në këtë demonstratë, shërbimet e komisariatit të Policisë nr.6, filluan procedimin penal në gjendje të lirë, për 19-vjeçarin Altin Koçeku, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje,

Procedimi ndaj tij, u bë pasi më datë 21.01.2011, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka konsumuar veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë.

n.e/NOA

KOMENTE