Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: 21 janari , puç i nisur 2 muaj më parë
English

Berisha: "21 janari", puç i nisur 2 muaj më parë

Tiranë, 31 janar 2011, NOA/ Irma Toptani - Komisioni Hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit ka ftuar sot për të dëshmuar rreth ngjarjeve të 21 janarit, kryeministrin Sali Berisha. Shefi i qeverisë, i pari nga politikanët që janë thirrur për të dëshmuar në seancat hetimore të komisionit që ka në radhët e tij vetëm përfaqësues të mazhorancës, gjatë dëshmisë së tij ripërsëriti se puçi i 21 janarit që mban firmën e trojkës Edi Rama, Gramoz Ruçi dhe Skënder Gjinushi ishte një grusht shteti për të marrë me dhunë pushtetin legjitim të dalë nga zgjedhjet e lira.

Kreu i qeverisë bëri me dije se “puçi i 21 janarit ishte një grusht shteti i paralajmëruar nga Rama, Ruçi e Gjinushi, i cili u përgatit me frymën e një fondamentalizmi ekstrem duke shfrytëzuar trashëgiminë më të zezë dhe më negative të Partisë Socialiste”.

Duke akuzuar trojkën puçiste siç e cilësoi ai kryesocialistin Rama, kryetarin e Grupit të deputetëve socialistë Gramoz Ruçi e një nga aleatët e Opozitës së Bashkuar, Skënder Gjinueshi, ish-ministër i Arsimit në Nomenklaturën e PPSH-së, Berisha theksoi se kjo trojkë gjatë dy muajve të fundit nuk ka bërë asgjë tjetër vetëm se ka kërcënuar shtetin dhe nxitur rrëzimin me dhunë të qeverisë legjitime.

“Ky ishte një grusht shtetit i kryer drejtpërdrejt para mediave të Shqipërisë dhe mbarë botës. Banditë, kriminelë, mercenarë rrethuan për pesë orë Këshillin e Ministrave të vendit me vendosmërinë totale për të pushtuar ndërtesat dhe natyrisht për të larë hesapet me qeverinë e dalë nga zgjedhjet e lira”, dëshmoi kryeministri.

Ai bëri me dije se edhe pas ngjarjeve të 21 janarit, të cilat u njohën me emrin ngjarje në bulevard” sikundër tha ai, duhet që të mos kihet as dyshimi më i vogël, pasi puçistët kishin përgatitur jo vetëm skenarin por edhe semantikën gjuhësore.

Kryeministri Berisha theksoi se 21 janari ishte një grusht shteti, dhe këtë ai e argumentoi me një numër të gjerë përkufizimesh edhe nga ata të Oksfordit, që e përkufizojnë grushtin e shtetit si përpjekje të një grupi që përmes dhunës rreket të rrëzojë pushtetin.

“Grushti i shtetit, është rrëzimi i pushtetit nga grupe të vogla, të cilët urdhëroheshin nga kryetari i puçit”, tha kryeministri.

Ai sqshtoi se “grushti i shtetit është rrëzimi i qeverisë me kërcënime, e në këtë kontekst tha Berisha “Shqiptarët përjetuan gjatë dy muajve të fundit kërcënime nga më të papërmbajtshmet, kur Kreu i grushtit të shtetit deklaronte se kryeministri o të pranojë kushtet ose demonstrata e popullit nuk do të ndalohet, për të cilën ai thoshte se kryeministrit do t’i duhej të kalonte mbi kufoma”, kujtoi zoti Berisha.

“Nuk besoj se mund të ketë gjë më të kristaltë se ajo përpjekje që ndodhi pasi risolli në vëmendje ai, ata të cilët e imagjinojnë grushtin e shtetit si një parakalim tankesh nëpër rrugë e kanë gabim, pasi Forcat e Armatosura nuk janë një tipar dallues për grusht shteti, pasi ato janë pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut”, deklaroi kryeministri.

Ai informoi se “Ishin gjithsej 200-300 bazhibozukë, morracakë, të droguar që kishin ardhur për të rrëzuar një qeveri legjitime”.

Ngjarjet e 21 janarit, tha kryeministri nuk janë një rrufe në qiell të hapur, që erdhi pas daljes së një videoje të montuar nga Edvin Kristaq Rama, por ishin një plan i mirëpërgatitur për rrëzimin e qeverisë.

“Edi Rama qëndronte në krye të komandës, dhe ai as nuk mori përsipër ta ndalë dhunën duke thënë se humbi. Kryepuçisti as nuk sugjeroi tërheqjen e banditëve, por i udhëzoi ata të vazhdojnë edhe duke vënë eksplozivin”, tha shefi i qeverisë, i cili garantoi se institucionet e vendit do të mbrohen me çdo kusht pasi ato janë kështjella që s’bien kurrë.

mit/NOA

KOMENTE