Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Grushti i shtetit, institucional
English

Berisha: Grushti i shtetit, institucional

GJITHCKA MBI DEBATET E DITES

Tiranë, 31 janar 2011, NOA/ Irma Toptani – Gjatë dhënies së dëshmisë së tij para komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit, Kryeministri Sali Berisha ka garantuar se në ndihmë të një hetimi të plotë ai do të dorëzojë të gjitha informacionet që disponon për grushtin e shtetit të 21 janarit, që synonte të merrte me dhunë institucionet kyçe të vendit me përdorimin e banditëve të paguar me plot 1.3 milionë dollarë. Shefi i qeverisë rishtas ka akuzuar Kryeprokuroren Ina Rama se ajo dëshmoi që ishte pjesë e puçit pasi shkeli marrëveshjen e negociuar me BE-në për mos arrestimin e zinxhirit të gardistëve, por marrjen vetëm në pyetje të tyre.

“Ajo që është më e rënda ishte shkelja e marrëveshjes me faktorët ndërkombëtarë që kryeprokurorja bëri. Ne vendosëm, që të gjithë anëtarët e Gardës së Republikës të paraqiteshin për të dëshmuar, dhe urdhër-arrestet të tërhiqeshin. Por, kjo zonjë pasi kishte dhënë garanci për marrëveshjen tërësisht të negociuar e shkeli atë”, theksoi Kryeministri në Komision.

Ai i kërkoi Komisionit Hetimor Parlamentar që hetimi i shkaqeve të shkeljes së kësaj marrëveshjeje duhet të jetë pista kryesore në hetimin e grushtit të shtetit, pasi sikundër cilësoi shefi i qeverisë ka rëndësi të madhe për vendin që të zgjidhet e panjohura, se pse kryeprokurorja grisi marrëveshjen.

Kryeministri Berisha bëri me dije se të nesërmen e puçit kryeprokurorja Ina Rama pati një telefonatë me kryesocialistin Edi Rama.

“Unë kam indiciet e mia se cili ishte komunikimi i zotit Rama dhe zonjës Rama për hetimin, por një nga tabulatet flet vetë”, tha shefi i ekzekutivit.

Kryeministri lëshoi rishtaz akuza për SHISH-in, i cili sikundër tha ai nuk dha asnjë informacion për puçin.

Ai shtoi se Prokuroria ka humbur pavarësinë e saj.

“SHISH-i nuk dha asnjë informacion, ndërkohë që ne kishim informacione të plota për atë që mund të ndodhte. Cili është shkaku që SHISH-it iu lidhën sytë e veshët”, nënvizoi kryeministri.

Ai bëri me dije se “Tabulatet i kanë lebetitur, pasi aty janë urdhrat që nën komandën e Ramës, urdhëronin të merreshin kallashë apo jo”, tha Berisha, duke theksuar se nuk kishte slogane por urdhra për çdo veprim.

“Ata që ndërmorën puçin ata do të mbajnë peshën e turpit”, theksoi shefi i qeverisë.

Ai i bëri thirrje shqiptarëve ta dënojnë këtë ditë të puçit, pra 21 janarin, si një nga ditët më të zeza të demokracisë shqiptare, si dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë qytetarët që u distancuan nga këto akte dhune ndaj shtetit.

Kryeministri siguroi se sipas tij, do të ketë një hetim shembullor për këto ngjarje.

mit/NOA

KOMENTE