Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Puçistët të tronditur për tabulatet, urdhëronin banditët me telefon
English

Berisha: Puçistët të tronditur për tabulatet, urdhëronin banditët me telefon

Tiranë, 31 janar 2011, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot gjatë dhënies së dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor Parlamentar se puçi i shtetit u organizua me telefon, andaj theksoi ai puçistët janë trembur e tronditur për hetimin e tabulateve telefonikë që i nxjerr ata të zbuluar. Shefi i Qeverisë akuzoi rishtas trojkën puçiste të përbërë sipas tij prej Edi Ramës, Gramoz Ruçit dhe Skënder Gjinushit se i udhëhiqnin banditët që sulmuan për pesë orë kryeministrinë përmes telefonit.

Por, kryeministri Berisha akuzoi sot edhe Shërbimin Informativ Shtetëror duke theksuar se ai nuk ka përmbushur misionin e vet duke mos dhënë asnjë informacion për ngjarjet e 21 janarit dhe grushtin e shtetit që parashikonte rrëzimin e pushtetit me dhunë.

I pyetur në Komisionin Hetimor Parlamentar këtë pasdite, shefi i ekzekutivit cilësoi se “Hallka më e dobët ka qenë mungesa e informacioneve të SHISH-it, për të cilët qeveria shpenzon 70 milion më shumë se në vitin 2006. Ky shërbim nuk ka përmbushur detyrimet e tij në një moment kyç për vendin. Është në tagrin tuaj të bëni një hetim të plotë”, u bëri thirrje kryeministri anëtarëve të komisionit hetimor.

Duke iu referuar urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria për 6 gardistët, Berisha theksoi se “Prokuroria e Përgjithshme do vendoste arrestimin e të gjithë zinxhirit komandues të gardës, në mënyrë që puçistët të vepronin të lirë”, tha kryeministri, duke kërkuar se cili ishte kapoja që urdhëroi kryeprokuroren të griste marrëveshjen e bërë për gardistët.

Pikërisht për këtë arsye, zoti Berisha kërkoi që komisioni hetimor të hetojë tabulatet telefonikë.

Shefi i qeverisë evidentoi edhe rolin e Presidentit në këto ngjarje, i cili sipas Kryeministrit as nuk e kishte marrë në telefon gjatë momenteve kur policia po dhunohej nga demonstruesit.

Madje sikundër kishte deklaruar edhe më herët, kryeministri Berisha bëri me dije se Presidenti i vendit Bamir Topi duhet të japë shpjegime për ngjarjet e 21 Janarit, pasi sipas kryeministrit, në deklaratën e tij të bërë në 21 janar, Presidenti nuk citonte asnjëherë të vetme fjalën dhunë gjatë deklaratave të tij, sikur të mos kishte parë dhunën e ushtruar ndaj policëve tha kryeministri.

Kryeministri Berisha deklaroi se i kishte përjetuar me dhimbje ato pesë orë dhune ndaj policisë.

Parashikoja se mund të vinin me armë tha shefi i qeverisë, porse siguroi se nuk kishte ndier asnjë lloj rreziku pasi “Kryeministrinë nuk mund ta merrte askush”.

“Rregulli e donte që të mos i hidhja në Lanë banditët, tha Berisha, por të shkonin te drejtësia.

“Ju garantoj se ekzistonin të gjitha forcat për t’iu përgjigjur flakë për flakë por s’kishte asnjë arsye të përgjigjesha kështu pasi jemi një vend demokratik”, tha ai, duke theksuar gjithashtu se Garda e Republikës bëri një mbrojtje të shkëlqyer të institucioneve.

“Nuk mund të bëhet fjalë që ata të pushtonin institucionet e këtij vendi që janë kështjella lirie”, tha kryeministri.

Ai ngushëlloi tre viktimat duke kërkuar hetim të plotë për vrasjen e tyre.

Sipas kryeministrit “Hallka më e fortë në 21 janar ishte ligji i këtij vendi që i motivoi ata burra dhe gra që ta mbrojnë me sakrificat e tyre ligjin dhe rendin”.

Shefi i ekzekutivit, përsëriti se “Ky ekzekutiv ka respekt të plotë për të drejtat e qytetarëve shqiptarë që të protestojnë ku dhe kur të duan, por institucionet do të mbrohen dhe ne faktuam forcën e pathyeshme të shtetit ligjor”, tha Berisha.

Duke akuzuar opozitën për grushtin e shtetit rrëzimin e pushtetit me dhunë, kryeministri Berisha deklaroi se “Kurrë kjo palë nuk ka ardhur në pushtet nëpërmjet votës, pasi në vitin 97’ kjo palë përdori dhunën e armët për të ardhur në pushtet, e nuk bëri kurrë zgjedhje të lira”.

Zoti Berisha nënvizoi se “Banditë kriminelë, trafikantë, mercenarë, rrethuan për 5 orë Këshillin e Ministrave, kryeministrin e vendit me vendosmërinë totale për ta pushtuar ndërtesën dhe për të larë hesapet me qeverinë e dalë nga zgjedhjet e lira”.

Më tej kryeministri duke folur për videopërgjimin Meta-Prifti theksoi se do ta mbështesë prokurorinë në hetimin e çështjes.

mit/NOA

KOMENTE