Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabiti katër lokale, arrestohet autori
English

Grabiti katër lokale, arrestohet autori

Tiranë, 31 janar, NOA – Një 20 vjeçar është arrestuar dje nga Policia e Tiranës pasi dyshohet si autori i vjedhjes së katër lokaleve. Personi i arrestuar është Dorjan Irfan Çera, banues në Tiranë. Sipas policisë Çera, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, në muajt nëntor, dhjetor dhe janar kanë vjedhur 4 lokale në zona të ndryshme të Tiranës.

Grabitja e parë është bërë në datën 21 nëntor të vitit të kaluar, “Rrugën e Durrësit”, pranë shkollës “Qemal Stafa”. Ata kanë vjedhur një sasi lekësh në lokalin bar-kafe, pronë e qytetarit A. Metani, në këtë rrugë. Rreth një muaj më pas, në datën 30 dhjetor, Çera së bashku me miqtë e tij kanë grabitur në rrugën “Kristaq Mema” lokalin “Galea”, në pronësi personit A. Zereci.

Grabitja e tretë është bërë në datën 17 janar në rrugën “Kajo Karafili”, ku Çera ka vjedhur lokalin bar-kafe “Ada”, në pronësi të qytetarit A. Rama. Ndërsa goditja e fundit e Çerës dhe bashkëpunëtorëve të tij është bërë në datën 25 janar në rrugën “Dritan Hoxha”.

Ata kanë vjedhur vjedhur lokalin e shtetasit A. Deda. Policia sqaron se është në kërkim të personave të tjerë që kanë bashkëpunuar me 20-vjeçarin.

a.k/NOA

KOMENTE