English

I-phone kthehet në një raketë ping-pongu

SHBA, 31 Janar NOA - Në rast se keni qenë të zhgënjyer nga mesatarja e lojërave të mundshme në i-phone apo në rast se kërkoni diçka me reale si Nintendo Wii, tashëm mund të themi se zgjidhja ka ardhur.

Goincase.com ka propozuar një “mbështjellëse” gome, e cila e kthen iPhone 4 që keni në zotërim në një raketë të vërtetë Ping-Pongu. Kostoja e kësaj pajisje është tridhjetë dollarë dhe mund të zgjidhni ndërmjet katër ngjyrave: e zezë, e gjelbër, blu dhe e kuqe (ngjyra tipike të përdorura për raketat e ping-pongut). Sigurisht, që ideja është e këndshme dhe dizajni tepër interesant, por a do të ishit në gjendje të përdornit telefonin tuaj të dashur (dhe të shtrenjtë) Apple për një lojë ping pongu?

r.b/NOA

KOMENTE