English

Ksera: Do rritet mbështetja për personat me aftësi të kufizuar

Tiranë, 31 janar 2011, NOA - Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, priti sot përfaqësues të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara, me të cilët diskutoi për përfshirjen e shoqatave që përfaqësojnë personat me aftësi të kufizuara në procesin e ratifikimit të Konventës së OKB-së për paaftësinë si dhe në procesin e reformës legjislative në këtë fushë. Ministri Ksera i siguroi përfaqësuesit se mbështetja për personat me aftësi të kufizuar do të rritet, pasi kjo kategori gëzon vëmendjen e Qeverisë.

Ksera bëri me dije se shoqatat e personave me aftësi të kufizuar do të përfshihen në grupet e punës, që do të punojnë për reformimin e skemës në procesin e rishikimit dhe përmirësimit të legjislacionit në fushën e paaftësisë.

Palët ranë dakort që të vazhdojë dialogu me synimin për të mos lejuar diskriminim mes grupeve të interesit.

Në takim morën pjesë kryetari i Shoqatës së të Verbërve - Sinan Tafaj, Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Punës - Abdulla Omuri, Kryetare e Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve - Myzafere Prizreni, Kryetari i Shoqatës së Personave që nuk Dëgjojnë - Eduard Ajazi, etj.

mit/NOA

KOMENTE