English

Monitori i ri Philips Brilliance 226CL2

SHBA, 31 Janar NOA - Monitori i ri Philips Brilliance 226CL2 është një zgjedhje e përkryer për zyrat dhe për një kontekst krejtësisht profesional të shtëpisë, ndoshta në dhomë, i shoqëruar nga një impiant multimedial të një kualiteti të lartë. Ai është tepër fleksibël dhe është i shoqëruar nga një cilësi e shkëlqyer e dhe pamje të hollë, që e bën atë më tërheqës për ta blerë. Ky monitor i ri ka një diagonale prej 21.5 polësh, është i formatit 16:09, përfshin rezolucionin Full HD në 1080p (1.920 × 1.080 pixel), por më e rëndësishmja është SmartResponseTime prej 2ms që e bën atë optimal për të luajtur në video-editing. Me një kontrast në 20,000,000:1, ekrani Flat LCD riprodhon ngjyra të gjalla dhe një të zezë të thellë. Konsumimi i energjisë duhet thënë se është në minimum.

r.b/NOA

KOMENTE