English

Parashikimi i motit për nesër, 1 Shkurt 2011

Tiranë, 31 Janar 2011 NOA - Moti i kthjellet do te mbetet prezent serish ne territorin shqiptar. Kthjellime me te dukshme do te jene ne zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa ne zonat malore nuk do te mungojne edhe vranësirat ku me te theksuara do te jene ne verilindje - juglindje te Shqipërisë: Ne Kukës, Pukë, Peshkopi si edhe ne qytetet: Pogradec, Korçë, Erseke.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb, pjesa e dyte e ditës do te vijoje me mot te kthjellet ne pjesen me te madhe te vendit perjashtuar zonat malore te cilat do te mbeten me vranësira te here pas hershme. Ne mbremje dhe gjate nates do te kemi kalime te vranesirave neper te gjithe territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do te pesojne 2 grade renie ne vlerat e mengjesit por mesdita nuk do te sjelle ndryshime te dukshme te temperaturave ne vend.

Era do të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 28 km/h dhe drejtim Verilindor, kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 2 balle.

Europa

Pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te karakterizohet nga moti i kthjellet perjashtim bejne rajoni i Mesdheut i cili do te dominohet nga vranesira te dendura te shoqeruar me reshje shiu dhe debore ku problematike situata do te jete ne Italine Veriore. Gjithashtu ne kushte te paqëndrueshme atmosferike do te jene vendet Nordike te cilat do te marrin sasi te medha debore, reshjet here pas here do te shoqërohen me stuhi te forta ere. Problematike do te paraqitet situata ne ishujt Britanike, ne pjesen Veriore te tyre pasi reshjet e shiut dhe te debores do te jene me intensitet te larte.

Ne gadishullin e Ballkanit do te kete qarkullim te masave ajrore te thata e te ftohta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Italia alarmon per reshje shiu dhe stuhi ere;

Vendet Nordike alarmojne per debore te dendur dhe ere te forte;

Skandinavia do te mbetet me rrebeshe shiu dhe debore.

e.r/NOA

KOMENTE