Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Priste gruan në aeroport, kapet shqiptari i dënuar për trafik droge
English

Priste gruan në aeroport, kapet shqiptari i dënuar për trafik droge

Leçe, 31 janar, NOA - Një shqiptar 30-vjeçar, i arratisur që në muajin korrik pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata e Leçes, është kapur në aeroportin e Fiumicinos, pranë Romës, nga policia kufitare italiane.

Emigranti u ndalua për një kontroll, ndërsa ishte duke pritur për gruan e tij e cili kthehej nga një udhëtim në Shqipëri.

Ndërkaq, hetimi ndaj tij ka çuar edhe në arrestimin e 23 personave të tjerë, me të cilët ai bashkëpunonte në një organizatë të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Kështu, sipas policisë italiane, organizata në fjalë është duke vepruar në krahinat e Tarantos, Brindizit, Leçes dhe Barit dhe ka ngritur një rrjet të korrierëve për shpërndarje të drogës.

Brenda këtij rrjeti, përveç shqiptarëve, përfshihen edhe shtetas tunizianë, pakistanezë dhe nga Bregu i Fildishtë, disa prej të cilëve kanë të degëzuar kontaktet me trafikantët e Amerikës së Jugut amerikan.

n.e/NOA

KOMENTE