Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi kërkon arrestimin e drejtuesve të gardës
English

Topi kërkon arrestimin e drejtuesve të gardës

Tiranë, 31 janar, NOA – Mesazhi i Presidentit, i cili u është drejtuar qytetarëve, në fakt përbën një apel të fortë për politikën dhe institucionet duke kërkuar marrjen e masave konkret në lidhjet me ngjarjet e datës 21 janar.

Duke folur për situatën e krijuar në vend pas demonstratës së dhunshme, Topi ndalet dhe në respektimin e institucioneve dhe zbatimin e ligjeve. Edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, Topi shprehet se ligjet duhet të zbatohen edhe nga Garda e Republikës, gjë që nënkupton zbatimin e urdhër-ndalimeve të lëshuara nga prokuroria për gjithë drejtuesit e Gardës.

Në të njëjtën mënyrë, kreu i shtetit duket se del kundër asaj që mazhoranca e ka cilësuar si një marrëveshje me organin e akuzës për marrjen në pyetje të gardistëve. Në lidhje me këtë marrëveshje, kreu i shtetit shprehet se bashkëpunimi mes organeve përgjegjëse, Prokurorisë dhe Gardës duhet të jetë i “pakushtëzuar”.

“Në emër të qytetarëve të Shqipërisë kërkoj angazhimin, përkushtimin e Prokurorisë, Shërbimit Informativ Shtetëror, Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës për zbardhjen e menjëhershme të kësaj ngjarjeje! Në emër të Kushtetutës dhe të ligjit kërkoj bashkëpunimin e menjëhershëm, të pakushtëzuar e profesional të këtyre strukturave për të bërë transparencën dhe lehtësuar gjykimin e pavarur të shkaqeve dhe pasojave të kësaj dite të vështirë për Shqipërinë dhe shqiptarët! Të mos harrojmë se padrejtësia diku, është kërcënim për drejtësinë gjithëkund!”, shprehet Topi në lidhje me këtë çështje.

Për të njëjtën çështje, edhe pse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, kreu i shtetit ka folur dhe për mos pengim të punës së Prokurorisë dhe për marrëdhëniet e saj me policinë e shtetit, e cila nuk ka zbatuar urdhrin për ndalimin e drejtuesve të gardës. Duke folur për këtë pjesë, Topi theksohet se nuk duhet të pengohet puna e organeve të drejtësisë.

“Një vend quhet demokratik jo sepse ka dhe ka zgjedhur apo ka krijuar Prokurorinë, Gjykatat, Shërbimet Inteligjente dhe Policinë e Shtetit, por sepse në praktikën e tyre, të sanksionuar me ligj, janë sa të pavarura aq edhe të ndërvarura, në punën e tyre për të siguruar rendin dhe qetësinë e qytetarëve, janë sa të lira aq edhe të detyruara t’i shërbejnë njëri-tjetrit, janë sa përgjegjëse aq edhe të barabarta përpara ligjit dhe shtetit ligjor. Një shtet ligjor, mbetet i tillë kur transparenca dhe bashkëpunimi i këtyre hallkave nuk pengohet, cilatdo qofshin motivet e saj, dhe drejtësia vendoset”, thuhet në mesazhin e presidentit për qytetarët.

Kreu i shtetit në qëndrimin e tij flet dhe për presione ndaj pushteteve të vendit, duke nënkuptuar dhe atë politik.

“Pesha dhe presioni i pushteteve ndaj njëri-tjetrit e vonon dhe kompromenton pavarësinë e analizës, mendimit dhe gjykimit të pavarur të ngjarjes dhe aktorëve të saj. Kjo është mënyra e vetme për të lehtësuar zbardhjen e pavarur, gjithëpërfshirëse dhe profesionale dhe për të nxjerrë përgjegjësitë politike dhe ligjore që shkaktuan viktima, të plagosur, dhunë, cënim të rendit kushtetues, shkatërrim të pronës publike e private dhe shkelje të të drejtave të njeriut më datën 21 të muajit janar”, shprehet Topi.

a.k/NOA

KOMENTE