English

Basha: Demonstruesit u paguan, PS të largohet nga dhuna

Tiranë, 1 shkurt 2011, NOA- (UPDATE) Pak minuta më parë përfundoi mbledhja e Komisionit Hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit, ku në pyetje u morr Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha.

Gjatë fjalës së tij ministri Basha tha se, “Është e qartë se kemi të bëjmë me një operacion të mirëorganizuar. Gjatë arrestimeve u janë gjetur para euro në xhep, çka do të thotë se ata ishin të paguar. Ndonëse kishte informacione për përdorues droge, ky proces është ende nën vëzhgim”.

Më tej ai foli edhe për urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria për drejtuesit e Gardës. “Eliminimi i Komandës së Gardës do të thoshte dhe do të thotë demoralizim i plotë i të gjithë efektivit. Ky ishte një mesazh shkatërrimtar për çdo efektiv në çdo komisariat të vendit”, shtoi ai.

Ai akuzoi edhe Shërbimin Informativ Shtetëror se nuk ka dhënë asnjë informacion rreth ngjarjes.

Ndërsa shtoi se, vlerësimet për punën e Policisë së Shtetit nuk vijnë si rrjedhojë e 21 janarit por në vijimësi, në saj të punës disa vjeçare.

Ai apeloi gjithashtu që Partia Socialiste të distancohet nga aktet e dhunës, duke cituar fjalën e përfaqësuesit të Opozitës së Bashkuar, Spartak Ngjela, i cili mësohet të ketë thënë se, “Nëse do ketë dhunë kjo varet nga numri i njerëzve që do të marrin pjesë në tubim”.

a.y/NOA

KOMENTE