Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Mosveprimet e Prokurorisë, rastësi apo pjesë e planit?
English

Basha: Mosveprimet e Prokurorisë, rastësi apo pjesë e planit?

Tiranë, 1 shkurt 2011, NOA/ Irma Toptani – Ministri i Brendshëm Lulzim Basha akuzoi sot opozitën dhe krerët e saj se paguan një kontingjent kriminelësh që s’kishin asnjë lidhje organike me Partinë Socialiste që të kryenin sulmin e dhunshëm ndaj kryeministrisë për marrjen e pushtetit me dhunë të premten e 21 janarit.

Ministri i Brendshëm në dëshminë e tij informoi se lajmin për tre viktimat e protestës e kishte marrë në orën 17.00, ndërkohë që ai bëri me dije se në pamundësi të mirëlidhjes telefonike në ato momente kaosi merrte edhe informacione të tjera për pesë të vrarë, porse theksoi Basha vetëm në orën 18.30 ai kishte marrë informacionin e saktë se ishin shënuar tre viktima.

Basha akuzoi opozitën se në demonstratë kishte infiltruar edhe Policinë Bashkiake të Tiranës dhe ata të Bashkive të tjera të drejtuara nga opozita.

“Ata kanë qenë të pranishëm në demonstratën e 21 janarit, janë të dokumentuara pamjet, dhe kërkoj të vihen përballë përgjegjësisë penale”, tha Basha.

Ai bëri me dije se pas 21 janarit, Policia e Shtetit ka revokuar të drejtën për armëmbajtje nga efektivët e Policisë Bashkiake, duke nënvizuar se “Policia Bashkiake që nga e enjtja nuk është më e autorizuar të mbajë armë”.

Gjithashtu ministri i Brendshëm, akuzoi Prokurorinë e Përgjithshme nëse mosveprimet dhe veprimet e saj janë një rastësi apo pjesë e planit puçist.

Basha evidentoi në këtë kontekst se Prokuroria ka refuzuar përgjime për disa kriminelë, të dyshuar që kishin lidhje me puçistët, ndërkohë që sikundër tha Basha Prokuroria nxorri në të kundërt urdhër-arrestet për gardistët që qëlluan mbi turmën.

Ministri i Brendshëm vuri në dukje se edhe Shërbimi Informativ Shtetëror nuk dha asnjë informacion për ato ç’ka mund të ndodhnin në 21 janar, apo të dhëna për puçin ndaj shtetit, i cili sipas Bashës është tashmë i dokumentuar.

mit/NOA

KOMENTE