English

BE bllokon llogaritë bankare të Ben Alisë dhe Lukashenkos

Bruksel, 1 shkurt, NOA - Llogaritë bankare të Ben Alisë, presidentit tunizian të arratisur si edhe ato të presidentit bjellorus Aleksander Lukashenko, janë bllokuar që të gjitha.

Vendimi u mor gjatë një mbledhje të posaçme të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në takimin e tyre dje në Bruksel

Ata vendosën që ndaj këtyre dy figurave të ndërmerren masa të forta ndëshkimore si edhe sanksione, pasi kanë vepruar kundër interesave të popujve të tyre.

Përveç masës së bllokimit të llogarive bankare, ato parashikojnë edhe ndalim udhëtimi në Bashkimin Evropian të këtyre dy personazheve mjaft të komentuar politikë.

n.e/NOA

KOMENTE