Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Cooper, ndërmjetësues i BE për Kosovën
English

Cooper, ndërmjetësues i BE për Kosovën

Bruksel, 1 shkurt, NOA - Zyra e shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, tashmë ka caktuar përfaqësuesin e saj, përkatësisht ndërmjetësuesin, i cili do të ulet pranë tryezës së dialogut ndëmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Duke iu referuar burimeve diplomatike në Bruksel, gazeta beogradase Veçernje Novosti,

shkruan se ky, sipas të gjitha gjasave, do të jetë Robert Cooper, bashkëpunëtor i Ashtonit për çështje ballkanike, i cili njihet fare mirë në Prishtinë.

Për momentin thuhet se ende po shqyrtohet formati i pjesëmarrjes së Washingtonit dhe se në këtë moment opsioni më real është që përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Shtetit të përfshihet nëpërmjet dhënies së ekspertizës dhe këshillave ekipit të Prishtinës.

Dialogu i Beogradit dhe Prishtinës do të zhvillohet në Bruksel në mars, ndërsa temat që do të hapen me gjasë do të jenë trafiku ajror, telekomunikacioni, kadastra dhe ndoshta çështja e të zhdukurve.

Nuk përjashtohet që në bisedime të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara.

NOA

KOMENTE