Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Evakuohen 100 shqiptarë nga Egjipti
English

Evakuohen 100 shqiptarë nga Egjipti

Tiranë, 1 shkurt, NOA – Ministria e Brendshme ka vendosur evakuimin e rreth 100 shqiptarëve që ndodhen në Egjipt, si pasojë e situatës kaotike që është krijuar në këtë vend.

Një avion shqiptar do të bëjë të mundur tërheqjen e tyre nga Egjipti dhe pritet që qytetarët shqiptarë të jenë në Tiranë sot në orën 14:00. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme, e cila thekson se evakuimi i qytetarëve bëhet për të shmangur rrezikun.

Sipas policisë janë rreth 20 efektivë të Ministrisë së Brendshme të cilët ndodhet në këtë shtet pEgjipt për trajnim. Ndërsa rreth 80 qytetarë të tjerë, janë studentë dhe biznesmenë që kanë shkuar në këtë vend. Ndërkohë mes tyre ka dhe qytetarë që kanë shkuar për turizëm.

“Për të shmangur rreziqet që mund të paraqiten nga një tensionim i mëtejshëm i situatës, Ministria e Brendshme ka vendosur evakuimin e menjëhershëm të 20 oficerëve të Policisë së Shtetit, si dhe do t’u mundësojë evakuimin ditën e sotme rreth 80 qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Egjipt. Udhëtimi i këtyre personave nga Kajro në Tiranë do të kryhet me një avion të posaçëm, i cili pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 16:00 të ditës së sotme, 01.02.2011”, njofton Ministria e Brendshme.

a.k/NOA

KOMENTE