English

Gabiten 23 mijë euro nga një bankë në Shkup

Shkup, 1 shkurt, NOA – Rreth 23 mirjë euro janë grabitur në lagjen Karposh të Shkupit në filialin e “Stopanska Banka-Banka Ekonomike”.

Grabitja ka ndodhur në qendrën tregtare “Alumina” në këtë lagje të Shkupit ndëra po përfundonte orari i punës. Policia bëri të ditur se një person i panjohur dhe i armatosur ka hyrë në bankë dhe nën kërcënimin e një pistolete ka arritur që t’i tërheq paratë nga punonjësit e bankës.

Ministria e Brendshme sot bëri të ditur për këtë grabitje të radhës të bankës, duke konfirmuar se ka nisur hetimet për gjetjen e autorit të grabitjes.

NOA/INA

KOMENTE