English

Juventus siguron shërbimet e Matrit

Torino, 1 Shkurt NOA - Praktikisht ka përfunduar çdo gjë dhe mund të themi se Alessandro Matri është zyrtarisht një sulmues i Juventusit.

Klubi i bardhë e zinjve ka arritur një akord me Kaljarin për transferimin e sulmuesit në formë huazimi me të drejtë blerje të kartonit të tij për një shifër të fiksuar në 15 milionë euro.

Në këtë operacion është futur dhe gjysma e kartonit të Ariaudos, e vlefshme prej 2.5 milionë euro.

Si rrjedhojë e këtij operacioni Amauri ka përfunduar në radhët e Parmës, ndërsa marrëveshja për Dominguez të Valencias, është mbyllur.

r.b/NOA

KOMENTE