Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbërrijnë në Shqipëri 54 emigrantë nga Egjipti
English

Mbërrijnë në Shqipëri 54 emigrantë nga Egjipti

Rinas, 1 shkurt 2011, NOA- Pak minuta më parë kanë zbritur në aeroportin “Nënë Tereza” 54 emigrantët shqiptar të cilët ndodheshin në Egjipt.

Sapo zbritën në tokë ata deklaruan se, në Kajro jetojnë ende shqiptar, por në mesin e të ardhurve kishte edhe shqiptar të Maqedonisë.

Ky veprim erdhi pasi Ministria e Brendshme vendosi evakuimin tyre, dhe transporti i tyre u bë nga një avion shqiptar.

Nëpërmjet një deklarate për mediat paraditen e sotme Ministria e Brendshme bëri me dije se, “Për të shmangur rreziqet që mund të paraqiten nga një tensionim i mëtejshëm i situatës, Ministria e Brendshme ka vendosur evakuimin e menjëhershëm të 20 oficerëve të Policisë së Shtetit, si dhe do t’u mundësojë evakuimin ditën e sotme rreth 80 qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Egjipt. Udhëtimi i këtyre personave nga Kajro në Tiranë do të kryhet me një avion të posaçëm, i cili pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” mbrëmjen e sotme”. Shqiptarët u evakuan nga Egjipti si rrjedhojë e ngjarjeve tensionuese që po ndodhin në këtë shtet, pas kërkesave të dorëheqje të presidentit që ka 30 vjet në pushtet, Hosni Mubarak.

a.y/NOA

KOMENTE