Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Muzeu i Kajros në rrezik
English

Muzeu i Kajros në rrezik

Kajro, 1 Shkurt 2011 - UNESCO ka ftuar autoritetet egjiptiane dhe protestuesit që të mbrojnë trashëgiminë kulturore të vendit dhe të respektojnë lirinë e të shprehurit gjatë krizës së vazhdueshme politike atje.

Reagimi ka pasuar raportimet mbi tentim-plaçkitjet në Muzeun Egjiptian të Kajros dhe në lokacionet tjera historike e kulturore.

Irina Bokova, drejtore e UNESCO-s, ka thënë se “trashëgimia kulturore e Egjipit, qoftë në monumente apo artefakte, është pjesë e trashëgimisë antike të njerëzimit”.

“Vlera e 120 mijë artikujve në Muzeun Egjiptian në Kajro është e pamatshme, jo vetëm në kuptimin shkencor apo financiar, por edhe për faktin se ato pasqyrojnë identitetin kulturor të popullit egjiptas”, ka thënë zonja Bokova në një komunikatë për shtyp. /rfe/

[media id=60 width=620 height=440]

KOMENTE