Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Rama kërkon dialog për të spostuar vëmendjen nga hetimi i puçit
English

PD: Rama kërkon dialog për të spostuar vëmendjen nga hetimi i puçit

Tiranë, 1 shkurt 2011, NOA – Thirrjen për dialog të Kryetarit të Opozitës Edi Rama, një thirrje e artikuluar sot nga ai vetë në një konferencë të posaçme për shtyp, Partia Demokratike e lexon si një përpjekje të kryesocialistit Rama, thjesht për të spostuar vëmendjen nga hetimi i ngjarjeve të 21 janarit. Ndërkohë kryesocialisti Rama është akuzuar nga mazhoranca si kryepuçisti i 21 janarit, i cili sipas mazhorancës demonstratën e 21 janarit e shndërroi në një grusht shteti të paralajmëruar për marrjen e pushtetit me dhunë përmes disa banditësh të paguar.

Ka qenë Kryetari i Grupit Kuvendor Demokrat Astrit Patozi, i cili i është përgjigjur thirrjes së shefit të opozitës për nisjen e dialogut politik me një fjali të tillë: “Ndaj edhe me këtë rast i kujtojmë kryetarit të Partisë Socialiste, zotit Edi Rama, se ai nuk mund të fshehë dhe as mund të lajë dorën e krimit të rëndë, pas gjoja kërkesës për nisjen e dialogut politik në Shqipëri”.

“Në këtë kontekst, më duhet të theksoj se çdo përpjekje për të spostuar vëmendjen e publikut nga dhuna e 21 janarit dhe nga pasojat e saj nuk e lëkund aspak përcaktimin tonë”, tha Patozi.

Kreu i Grupit të PD-së artikuloi me vendosmëri qëndrimin e mazhorancës, duke theksuar se ajo mbetet e palëkundur në përcaktimin e saj, duke nënkuptuar kështu se Komisioni Hetimor parlamentar do të vijojë punën e tij për hetimin e demonstratës së dhunshme 21 janarit apo të ashtuquajturit grusht shteti të 21 janarit siç e ka cilësuar atë shefi i ekzekutivit, Sali Berisha.

Sipas Patozit, duke përdorur një grusht banditësh të armatosur, Edi Rama, me sy të skuqur nga tërbimi për të ardhur me çdo çmim në pushtet, iu vërsul për pesë orë godinës së kryeministrisë, me synimin e qartë që të përmbyste me dhunë një qeveri legjitime.

Në këtë kontekst, Patozi ripërsëriti se “Maxhoranca legjitime, që qeveris vendin, është e vendosur që të zbardhen dhe të nxirren para drejtësisë autorët e puçit të dështuar të 21 janarit, duke e konsideruar atë si interesin e parë dhe më jetikun për vendin, shtetin dhe për cdo qytetar shqiptar”.

Aio theksoi se “Partia Demokratike ka inkurajuar dhe e mirëpret përfundimin e hetimeve të pavarura, që kanë nisur, duke i garantuar qyetarët e këtij vendi se përgjegjësia do të mbahet për gjithcka ndodhi para, gjatë dhe pas 21 janarit”.

“Shqiptarët duhet ta mësojmë, dhe do ta mësojmë shumë shpejt, se kush janë përgjegjësit për dhunën e pashembullt, për viktimat, për të plagosurit dhe të kërcënuarit, në atë mizori dhe barbari të egër, gjatë grushtit të dështuar të shtetit”, siguroi Patozi.

Sa i përket nisjes së dialogut politik, Patozi shprehu gatishmërinë e kahershme të mazhorancës për dialog.

“Partia Demokratike ka qenë në dialog të vazhdueshëm me zotin Rama gjatë gjithë këtyre viteve dhe frut i këtij raporti kanë qenë edhe disa marrëveshje tashmë të njohura, të cilat sollën risi të mëdha në politikën shqiptare. Ky komukim nuk ka munguar edhe në muajt e fundit, por zoti Rama e shfrytëzoi këtë në mënyrën më të shëmtuar dhe më të pabesë, sepse ndërkohë përgatiti dhe organizoi grushtin e shtetit”, nënvizoi Patozi.

Apeli i shefit të opozitës për dialog politik erdhi një ditë pas dëshmimit në Komisionit hetimor parlamentar të vetë kryeministrit Sali Berisha, i cili e cilësoi Edi Ramën si kryepuçistin e 21 janarit, dhe që bashkë me Gramoz Ruçin e Skënder Gjinushin urdhëronin me telefon banditët për rrëzimin me dhunë të qeverisë.

Ndërkohë kryesocialisti Rama e ka cilësuar këtë komision të paligjshëm.

mit/NOA

KOMENTE