Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prangoset mashtruesi, për 1500 euro “të punësonte” në Arabi
English

Prangoset mashtruesi, për 1500 euro “të punësonte” në Arabi

Tiranë, 1 shkurt, NOA – Një 59-vjeçar është arrestuar dje nga Policia e Tiranës, pasi ka mashtruar dy persona duke u marrë nga 1500 euro, me premtimin për t’i punësuar në Arabinë Saudite ose në Gjirin Persik.

Autori i mashtrimit është Agim Sulo Molla, lindur në Sarandë e banues në Tiranë, administrator i firmës “Spring 92”.

Molla u kishte marrë vjet në muajin prill dy qytetarëve E. Lamaj, 31-vjeç, lindur e banues në Tiranë dhe A. Dani, 27-vjeç lindur e banues në Tiranë, shumën prej 1500 eurosh duke u premtuar se do u siguronte dokumentet dhe kontaktet.

Ai madje kishte garantuar dhe punën që do të kryenin. Në bazë të shumës së dhënë, Molla kishte premtuar se dy personat do t`i punësonte si infermier në Arabinë Saudite ose në Gjirin Persik.

Gati një muaj më vonë, në mungesë të dokumenteve, dy qytetarët kanë bërë denoncimin në polici për mashtrim. Ndaj 59-vjeçarit ka nisur ndjekja penale.

a.k/NOA

KOMENTE