Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti: Situata politike në vend e patolerueshme
English

Presidenti: Situata politike në vend e patolerueshme

Tiranë, 1 shkurt 2011, NOA – Ndërkohë që është shënjestruar nga kryeministri Sali Berisha si i tillë që në deklaratën e tij të dhënë në 21 janar nuk përmendi në asnjë radhë fjalën dhunë ndaj policisë, e ndërsa Komisioni Hetimor Parlamentar për zgjedhjet e 21 janarit ka kërkuar të hetojë edhe tabulatet e bisedave të tij, Presidenti i Republikës Bamir Topi Kryetari i shtetit e cilësoi situatën politike në vend ku gjuha e akuzave dhe kundërakuzave është tejet e rënduar si të patolerueshme.

Në vijim të takimeve për zgjidhjen e situatës politike në vend, Kryetari i Shtetit ka pritur sot përfaqësues të Forumit për Demokraci dhe Etikë, i përbërë nga politikanë, intelektualë nga shoqëria civile, studiues dhe studentë, me të cilët diskutoi në një bisedë të hapur për situatën e vështirë aktuale në vend.

Presidenti Topi duke marrë në referencë parimet e demokracisë funksionale, ku të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, vuri në dukje se qytetarët shqiptarë janë në pritje të ankthshme të rivendosjes së dialogut politik institucional mes forcave kryesore politike në vend.

Presidenti mbështeti dhe inkurajoi të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile që të luajnë rolin e tyre në këtë situatë për ndërgjegjësimin e mendjeve të nxehta që të ulin tonet e ashpra të akuzave dhe kundër akuzave, të lenë pas gjuhën e urrejtjes e të gjejnë sa më shpejt atë të dialogut për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë e vështirë.

Përfaqësuesit e Forumit për Demokraci dhe Etikë vlerësuan mesazhin e dhënë dje nga Presidenti Topi për të gjitha forcat dhe aktorët politikë në vend duke shprehur mbështetjen e tyre për pozicionin e palëkundur dhe rolin moderator e stabilizues të Presidentit të Republikës si garant i Kushtetutës dhe ligjeve dhe si simbol i unitetit të popullit.

Në këtë kontekst, përfaqësuesit e apo “Dërgata e dorëzënësve të paqes”, e njohën Presidentin Topi me nismën e tyre më të fundit qytetare për qetësimin e situatës dhe gjetjen “e dritës në fund të tunelit”, në mënyrë që palët e përfshira të ndërpresin menjëherë konfliktin, të ulin tonet dhe të ndalojnë sulmet ndaj institucioneve të pavarura kushtetuese, duke rivendosur një klimë qëndrueshmërie dhe duke rritur mirëbesimin e qytetarëve tek përfaqësuesit e tyre politikë të zgjedhur dhe sidomos te funksionimi normal i shtetit të së drejtës dhe institucioneve.

Kreu i Shtetit shqiptar shprehu mbështetjen e tij institucionale për një nismë të tillë qytetare duke i garantuar përfaqësuesit e Forumit për Demokraci dhe Etikë që do të vazhdojë të respektojë Kushtetutën dhe ligjet.

Presidenti garantoi gjithashtu se do të vazhdojë të mbështesë institucionet e pavarura dhe shtetin e së drejtës duke promovuar politikat e paqes, uljen e tensionit në vend dhe të mbizotërimit të harmonisë.

mit/NOA

KOMENTE