Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Kriza, jemi gati të dialogojmë
English

Rama: Kriza, jemi gati të dialogojmë

Tiranë, 1 shkurt, NOA , Update – Në një prej komunikimeve më të shkurtrave mediatike nga selia rozë, kryetari i Partisë Socialiste ka kërkuar sot nisjen e dialogut për situatën politike në vend. Ai vlerësoi rolin e ndërkombëtarëve dhe u shpreh se qëllimi i opozitës është që të bëjë një vend më të mirë për shqiptarët.

Nga ana tjetër Rama u shpreh se demonstratat të premten do të vazhdojnë në katër qytete kryesore dhe se zgjedhja politika që kërkon opozita janë zgjedhjet e lira.

Më poshtë deklarata e plotë e bërë sot nga kreu i PS-së, Edi Rama.

“E mirëpresim, një orë e më parë, ndërhyrjen dhe ndërmjetësimin e komunitetit ndërkombëtar për trajtimin e zgjidhjen e krizës së rëndë të vendit. Duke e falënderuar baroneshën Ashton dhe komisionerin Fule, që kanë bërë të qartë shqetësimin serioz e gatishmërinë për të ndërhyrë në një proces ndërmjetësimi, ne përsërisim se dialogu e kompromisi janë pjesë e patjetërsueshme e vizionit tonë të zhvillimit demokratik të Shqipërisë.

Jemi gati të dialogojmë e të kërkojmë kompromisin në të mirë e interes të Shqipërisë e shqiptarëve, çdo mik e partner i këtij vendi që ka sot vullnetin për të ndihmuar në rrugën e vendosjes së dialogut politik dhe të kërkimit të një kompromisi real e të qëndrueshëm gëzon respektin, mirënjohjen e mikëpritjen tonë në çdo çast.

Ndërkohë, me dorën e shtrirë të paqes që nxjerr Shqipërinë nga kriza përditë e më e thellë, që u jep shqiptarëve mundësinë të përfitojnë qetësinë e zhvillimin e munguar demokratik, që i jep institucioneve kushtetuese mundësinë të funksionojnë në pavarësi e normalitet, ne do të vazhdojmë të përmbushin misionin opozitar duke demonstruar në rrugën e rezistencës paqësore.

Tirana, Lezha, Vlora e Korça janë thirrur në demonstratë të premten 4 shkurt për të shprehur kundërshtinë me regjimin e kusarisë, për të kërkuar dorëzimin e 6 komandantëve të Gardës në prokurori, për të kërkuar rifutjen në kornizën e ligjit të Policisë së Shtetit, për të kërkuar një drejtësi të drejtë dhe një zgjidhje të re politike në emër të Shqipërisë Europiane. Një zgjidhje të re politike që i jep popullit të drejtën të shprehet me votën e vet të lirë”.

a.k/NOA

KOMENTE