English

Shkodër, kapet me armë dhe drogë 22-vjeçari

Shkodër, 1 shkurt 2011, NOA – Uniformat blu të Shkodrës kanë arrestuar mbrëmë 22-vjeçarin Silvestër Zef Percetaj, i cili u kap me armë zjarri dhe një sasi lënde narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Arrestimi i 22-vjeçarit u finalizua mbrëmë në orën 23.55 para mesnate, në fshatin Aliaj të komunës Kastrat të rrethit të Malësisë së Madhe.

Efektivët e Komisariatit të Malësisë së Madhe gjatë kontrollit të ushtruar ndaj Silvestër Percetaj në makinën e tij Audi me targë AC005ZN gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë model 63 me nr 90226265 me dy krehëra me fishekë. Ndërkohë mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Silvestër Percetaj u gjetën 20 fishekë model 54 dhe 20 fishekë model 56, si dhe një sasi prej 25 gramë lëndë bimore e thatë e dyshuar si canabis sattiva.

Ndaj Silvestër Percetaj rëndojnë akuzat për veprën penale të mbajtjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

mit/NOA

KOMENTE