English

Vendimi: Qytetarët Britanikë të sigurt, pajisen me informacion mbi krimet

Londër, 1 shkurt 2011, NOA- Ministria e Brendshme Britanike ka bërë publik shërbimin e ri online që fotografon në çdo muaj krime që kane ndodhur në të gjithë vendin madje dhe në lagjet më të vogla dhe periferike.

Ministrja e brendshme britanike, Tereza Mei, ka theksuar se hartat nuk cenojnë as privatësinë e viktimave që janë bërë pre e akteve të ndryshme, dhe as të dëshmitareve, por ato do të ndihmojnë policinë, në luftën e tyre kundër krimit.

Ajo e cilësoi këtë si nj hap pozitiv për sigurinë e jetës së qytetarëve dhe si një ndihmesë të madhe në punën e policisë.

Ky shërbim operon në një formë të tillë, ku mjafton të lidhesh me sajtin e policisë, të vendosësh kodin postar të shtëpisë dhe në pak sekonda, mund të gjesh informacion të detajuar se çfarë ka ndodhur në lagjen tuaj brenda 30 ditëve.

Por pavarësisht kësaj risie, edhe ky shërbim e ka një çmim, i cili kushton 300 mijë sterlina, informon të gjithë qytetarët edhe policët që mbulojnë zona të ndryshme.

a.y/NOA

KOMENTE