Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Drejtësi e pavarur për gjykimin e puçit
English

Berisha: Drejtësi e pavarur për gjykimin e puçit

Tiranë, 2 shkurt, NOA – Kryeminstri Sali Berisha ka deklaruar sot se drejtësia duhet të hetojë grushtin e shtetit të bërë nga opozita në datën 21 janar. Në takimin e zhvilluar me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Samuel Zbogar.

“Kryeministri Berisha theksoi se në këtë situatë të vështirë vetëm drejtësia e paanshme dhe e pavarur është dhe mbetet thelbësore për përfundimin dhe daljen nga kriza e shkaktuar nga grushti i shtetit i mbetur në tentativë, i organizuar nga kryetari i opozitës”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të kryeministrisë.

Kryeministri Berisha e njohu ministrin Zbogar me situatën në vend pas përpjekjeve të dhunshme të opozitës kundër rendit kushtetues dhe institucioneve demokratike, si dhe zhvillimet pas dështimit të grushtit të shtetit të 21 janarit.

Kryeministri Berisha e garantoi ministri Zbogar se qeveria shqiptare është e vendosur të mos lejojë në asnjë rast cenimin e institucioneve demokratike dhe rendit kushtetues përmes forcës. Ai tha se qeveria “mbetet totalisht e përkushtuar ndaj projektit madhor kombëtar, integrimit në Bashkimin Evropian, duke e marrë këtë si një proces të bazuar tërësisht në meritë e performancë si interesi më i mirë i Shqipërisë, shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre”.

Kryeministri i përsëriti ministrit Zbogar ftesën e bërë zyrtarisht OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve të 8 Majit duke kërkuar dërgimin e sa më shumë vëzhguesve ndërkombëtarë për të dëshmuar angazhimin e plotë të autoriteteve shqiptare për mbajtjen e zgjedhjeve sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Pasi u njoh në mënyrë të hollësishme me situatën, ministri Zbogar e rigarantoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen e plotë të qeverisë sllovene dhe të vendit të tij, një vend mik i Shqipërisë. Më tej, Samuel Zbogar i përcolli Kryeministrit Berisha përshëndetjet më të përzemërta të Kryeministrit Borut Pahor dhe me urimet që kjo situatë e vështirë të tejkalohet sa më parë, në mënyrë që Shqipëria të rikthehet në rrugën e integrimit evropian.

Ministri Samuel Zbogar, është dërguar në Tiranë nga Kryeministri slloven Borut Pahor për tu njohur me situatën e krijuar pas përpjekjes së dhunshme të opozitës për thyerjen e rendit kushtetues dhe institucioneve demokratike në vend.

a.k/NOA

KOMENTE