Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dule: Zgjidhja politike, të iki Berisha (VIDEO)
English

Dule: Zgjidhja politike, të iki Berisha (VIDEO)

Tiranë, 2 shkurt, NOA – Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, tha sot në një deklaratë për mediat se e vetmja zgjidhje për situatën politike është largimi i kryeministri Sali Berisha.

Ai ka theksuar se situata në datën 21 janar degjeneroi në dhunë pasi demonstruesit u provokuan nga policia. Ndërsa ajo që sipas Dules është e pafalshme ka të bëjë me mos kapjen e autorëve të tre vrasjeve të demonstruesve të pafajshëm.

Ai u shpreh se kriza duhet të marrë fund dhe për këtë duhet ndërmjetësimi i kreut të shtetit, pas largimi të kryeministrit.

“Zgjidhja është një dhe e vetme, e lashtë sa vet politika, dorëheqje e Berishës dhe nisja e dialogut politik nën drejtimin e kreut të shtetit Bamir Topi”, tha Dule.

Duke paraqitur këtë skemë, Dule u shpreh se qeveria që do të dal nga negociatat duhet të punojë për zgjedhjet lokale dhe për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

a.k/NOA

VIDEO

[media id=63 width=620 height=440]

KOMENTE