Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Elbasan, ndihmë konkrete për zhvillimin e turizmit
English

Elbasan, ndihmë konkrete për zhvillimin e turizmit

ALBtelecom dhe Bashkia e Elbasanit ofrojnë internet wirless falas në qendrën e qytetit dhe zonën historike

Tiranë, 2 Shkurt 2011 NOA - ALBtelecom në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit do të ofrojnë shërbim të internetit wirless falas në qendrën e qytetit dhe në zonën historike. Projekti në fjalë është përuruar nga Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom z. Sevket ACAR dhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit z. Qazim Sejdini.

Përmes këtij shërbimi të ofruar nga ALBtelecom dhe bashkia e këtij qyteti, përfituesit kryesore do të jenë qytetarët e Elbasanit si dhe turistët e shumtë që vizitojnë zonat turistike.

Zgjedhja e kësaj zonë për realizimin e këtij projekti nga ana e ALBtelecom dhe Bashkisë së Elbasanit ka si qëllim dhe ofrimin e shërbimeve ekstra për turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë qytetin e Elbasanit.

Përveç njohjes direkte me vendet historike dhe shërbimet e tjera në këtë zonë, turistët vendas dhe të huaj do të kenë mundësi të zbulojnë apo të marrin më shumë informacion rreth vlerave historike dhe turistike të zonës së Elbasanit.

Gjatë ceremonisë së përurimit, Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom z. Sevket Acar tha se ky është vetëm njëri nga projektet e shumta të ALBtelecom në shërbim të komunitetit. Ai tha se kompania është në një fazë intensive investimesh, veçanërisht në fushën e shërbimit të internetit dhe data, të cilat në fokus kanë pikërisht klientët dhe qytetarët shqiptarë.

“Ne jemi të kënaqur që realizuam këtë projekt duke i dhënë mundësi qytetarëve të shijojnë mundësitë dhe lehtësitë e shumta që ofron internet. I theksova Kryetarit të Bashkisë z. Sejdini se ne jemi të gatshëm të mbështesim edhe projekte të tjera që do të jenë në shërbim të qytetarëve të Elbasani”, u shpreh z. Acar.

Ai vijoi më tej duke thënë se këtë vit, ALBtelecom ka planifikuar investime serioze ne infrastrukturën duke transformuar totalisht jo vetëm pikat e shitjes, por dhe cilësinë dhe lehtësinë e shërbimit.

Sipas tij, shumë shpejt ALBtelecom do të ketë një dyqan të ri në qytetin e Elbasanit dhe në qytetet e tjera të vendit. “Ne e kemi bërë të qartë dhe jemi duke investuar në drejtim të rritjes së cilësisë së shërbimit me moton ‘Klienti mbreti ynë’”, u shpreh Acar.

Nga ana e tij, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z. Qazim Sejdini ndërsa falenderoi drejtuesit e ALBtelecom për mbështetjen në realizimin e këtij projekti, tha se ky shërbim është një tjetër shërbim për plotësimin e nevojave të qytetarëve të Elbasanit.

“Bashkia e Elbasanit është e para që nis një bashkëpunim në këtë fushë me kompaninë ALBtelecom. Mundësitë dhe fushat e bashkëpunimit me ALBtelecom janë të shumta. Ne jemi të gatshëm të ecim në këtë drejtim me synimin e vetëm ofrimin e shërbimeve bashkëkohore për qytetarët e Elbasnit”, u shpreh z. Sejdini.

Muajin e fundit ALBtelecom ka hapur një sërë dyqanesh të reja në të gjithë vendin, 3 në kryeqytet, një në Durrës dhe një në Fier. Ndërkaq në shumë qytete të tjera shumë shpejt do të vihen në funksion dyqanet e rinj dhe modernë. Vetëm gjatë muajit dhjetor dhe janar, përmes ofertave për shërbimin e internetit ALBtelecom ka realizuar një fushatë të suksesshme, ku dhe kërkesat nga klientët dhe besimi ndaj kompanisë është në rritje.

e.t/NOA

KOMENTE