Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grindja banale, shoferi shtyp me makinë një person
English

Grindja banale, shoferi shtyp me makinë një person

Vlorë, 2 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Vlorës kanë arrestuar në flagrancë 24-vjeçarin Ylber Arshia, banues në fshatin Lepenicë.

Siç ato raportojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, ndalimi i tij është bërë pasi rreth orës 12:30 të ditës së djeshme, në fshatin Gjorm të Vlorës, për motive banale, ka goditur me mjete të forta ka kërcënuar me armë gjahu dhe ka tentuar të shtypë me makinë 43-vjeçarin Jeto Matani, banues i këtij fshati.

Mbas grindjes, bëhet me dijeni se Ylber Arshia nën drejtimin e automjetit Mercedes-Benz me targë BY 692 YP është larguar me shpejtësi duke përplasur 27-vjeçarin Rushan Ajazi, 27 vjec dhe 67-vjeçarin Luftar Shenaj; që të dy banues në fshatin Gjorm.

Si pasojë e përplasjes, Luftar Shenaj ka vdekur në spitalin e Vlorës, ndërsa Rushan Ajazi ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën.

n.e/NOA

KOMENTE