English

Halle Barry në gjykatë për kujdestarinë e vajzës

SHBA, 2 Shkurt NOA - Aktorja Halle Berry është e gatshme të bëjë gjithçka dhe kjo vetëm për të fituar kujdestarinë e vajzës së saj Nahla, e cila lindi tre vite më parë nga lidhja që kishte me 35-vjeçarin, Gabriel Aubrey. Pas përpjekjes së dështuar për ta zgjidhur në mënyrë paqësore Halle Berry ka vendosur të kërkojë diçka të tillë nëpërmjet drejtësisë, madje duke hequr dorë dhe nga roli i filmit “New Year’s Eve”, i cili do ti kalojë Katherine Heigl, me qëllim që ajo të vazhdojë betejën e saj ligjore.

Zëdhënësi i aktores ka bërë të ditur për poeple.com se aktorja është e shqetësuar për “të mirën e vajzës së saj dhe kjo kur ajo qëndron për një periudhë të gjatë me babain e saj”. Çifti u nda pranverën e kaluar pas pesë vitesh martesë dhe fillimisht kishin vendosur që të merreshin vetë me kujdestarinë e vogëlushes. Ish-burri i saj në fund të dhjetorit i kërkoi drejtësisë të njohë zyrtarisht fëmijën dhe kujdestarinë e ndarë. Ndërkohë, Halle Barry është fejuar me francezin Oliver Martinez, në setin e xhirimeve të “Dark Tide”.

r.b/NOA

KOMENTE