Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuvendi nuk do të mblidhet nesër për seancë plenare
English

Kuvendi nuk do të mblidhet nesër për seancë plenare

Tiranë, 2 Shkurt 2011 NOA - Kuvendi i Shqipërisë nuk do të mblidhet nesër për seancë plenare. Për më tepër, nuk ka asnjë datë tjetër për mbledhjen e Parlamentit në seancë plenare.

Lajmi u konfirmua për agjencinë NOA, nga burime zyrtare të Parlamentit. Sipas tyre, moszhvillimi i seancës plenare, vjen pasi “deputetët janë të angazhuar në zonat e tyre elektorale”.

Të njëjtat burime i thanë agjencisë NOA se “Javën e ardhshme do të mblidhet konferenca e kryetareve për përcaktimin e kalendarit të punimeve të Kuvendit”.

Ndërkohë Parlamenti ka bërë të ditur se vazhdon punën në komisionet e përhershme parlamentare dhe komisionin hetimor.

Axhenda e komisioneve të përhershme nuk ka përfunduar shqyrtimin e projektligjeve të caktuara.

e.t/NOA

KOMENTE