Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
USAID shpall Programin e Granteve të Vogla të “Rritje Albania”
English

USAID shpall Programin e Granteve të Vogla të “Rritje Albania”

Tiranë, 2 shkurt 2011, NOA- Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) shpalli sot thirrjen për shprehje interesi për kompani shqiptare, për të marrë fonde në mbështetje të zhvillimit të ndërmarrjeve dhe të investimeve për rritjen e sektorit privat në Shqipëri.

Fondi i Granteve të Vogla i projektit të USAID-it “Rritje Albania”, me një vlerë prej 500,000 dollarësh amerikanë, do t’u japë grante kompanive dhe organizatave të cilat mund të provojnë nevojën për teknologji të reja për të trajtuar pengesat ndaj produktivitetit ose për të lehtësuar zhvillimin e produkteve ose të shërbimeve që do të rrisin shitjet e do të krijojnë vendeve të reja pune.

Projekti synon të japë gjatë tri viteve të ardhshëm një minimum prej 50 grantesh, ku madhësia mesatare për grant do të jetë 10,000 dollarë amerikanë.

“Një nga pengesat kryesore për rritjen dhe konkurueshmërinë e kompanive shqiptare është përdorimi në shkallë të ulët i teknologjive moderne në të gjitha anët funksionuese të kompanive”, - tha Victor Luboyeski, Drejtori i Projektit të USAID-it për Zhvillimin e Ndërmarrjeve Konkurruese (“Rritje Albania”).

Përmes mbështetjes me fonde, USAID shpreson që bizneset shqiptare ta kapërcejnë këtë sfidë dhe të investojnë në teknologjitë e nevojshme për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e tyre në të ardhmen”.

Projekti i USAID “Rritje Albania” organizoi sot një veprimtari informuese për aplikuesit e mundshëm, për t’i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë kërkesat për aplikim, si dhe procesin e aplikimit. Bizneset që zhvillojnë aktivitet në sektorët jo-bujqësorë mund të përdorin fondet e USAID për të përditësuar teknologjinë, për të përmirësuar produktet dhe shërbimet, si dhe për të hyrë në tregjet rajonale e ato të BE-së.

Afati përfundimtar për këtë thirrje për aplikime është data 4 mars 2011.

NOA

KOMENTE