English

Victoria Beckham i dhuron Kate Middleton linjën e saj të të brendshmeve

E mërkurë, 2 shkurt 2011, NOA- Ish-këngëtarja e grupit Spice Girls, Viktoria Beckham ka menduar si dhuratë për bashkëshorten e ardhshme të Prtincit Uilliam, një linjë të veshjeve të saja për t’i bartur ato gjatë muajit të mjaltit.

“Victoria do t’ia japë Kate Middleton dhuratën më të mirë për një vajzë, një komplet të tërë fustanesh. Victoria është vërtetë një vajzë e vajzave dhe ajo mendon se Kate është e dashur. Ajo e admiron sensin natyral të stilit të saj dhe do të ishte krenare nëse do t’ia dhuronte linjën e saj të veshjeve për muajin e mjaltit të Kate”, u shpreh një burim i gazetës Daily Star.

Victoria Beckham thuhet se dëshiron t’ia dhurojë Kate Middleton, linjën e re të veshjeve me stil, si një dhuratë që t’ia bëjë të paharrueshëm muajin e mjaltit çiftit mbretëror.

a.y/NOA

KOMENTE