Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: BE ju vlerësoi të parët në Ballkan për luftën kundër drogës
English

Basha: BE ju vlerësoi të parët në Ballkan për luftën kundër drogës

Tiranë, 3 shkurt 2011, NOA - Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka përgëzuar sot Policinë e Shtetit për rezultatet më të mira të arritura në Ballkan në luftën kundër drogës, vlerësime këto të dhëna nga raporti i Këshillit të Bashkimit Europian. Ministri i Brendshëm në fjalën e tij drejtuar uniformave blu theksoi se “Tani që keni marrë përgëzimet e BE si organizata më e mirë në Ballkan për luftën kundër drogës për vitin që shkoi, është e tepërt të përsëris përgëzimet dhe krenarinë që unë ndjej, që qeveria shqiptare, taksapaguesit shqiptarë duhet të ndjejnë dhe ndjejnë për punën tuaj. Por shkurti ka hyrë dhe marsi po afron. Sot është një ditë për t’u marrë erë luleve të suksesit të vitit të kaluar, por po sot është koha të përgatisim me vendosmëri të plotë planin e veprimit për vitin 2011”, nënvizoi Ministri i Brendshëm.

Ai vuri theksin se ndërkohë që në vitin 2010 Policia e Shtetit u rreshtua e para në Ballkan për luftën kundër drogës, për 2011-ën mbeten dy sfida të vështira dhe dy objektiva të padiskutueshëm politikë.

“Objektivi i parë dhe i vetëkuptueshëm është të mos dorëzojmë stafetën tek asnjë polici tjetër e Ballkanit. Objektivi i dytë është të krahasohemi me rezultatet tona me sfidat, objektivat dhe sukseset e policive më të avancuara të BE dhe domosdoshmërisht pra të policive jashtë rajonit të Ballkanit”, bëri me dije Ministri Basha.

Sipas tij vlerësimet për Policinë e Shtetit nuk janë një rastësi, por një konstatim I mbështetur në rezultatet e arritura nga policia shqiptare brenda territorit dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me policitë europiane dhe amerikane.

Basha nënvizoi se “Raporti konstaton të gjitha hallkat e këtij suksesi, si fushatën kundër kultivimit të kanabisit, që nisi në marsin e 2010-ës, bashkëpunimin me komunitetin, që nga bashkëpunimi me organet e qeverisjes vendore, institucionet e tjera të vendit, përdorimin e teknikave më moderne dhe më të sofistikuara, vëzhgimin dhe mbajtjen në kontroll të procesit të kultivimit, ndërhyrjet strategjike, por dhe taktike, për asgjësimin e kultivimit dhe vënien e kultivuesve para përgjegjësië penale”.

Ministri vuri në pah se raportit, 2010 shënon një tkurrje me 40 % të sipërfaqes së kultivuar, që sipas tij do të thotë se është tkurrur kultivimi në 70-80 % më shumë se 2005.

Raporti, sipas Bashës evidenton punën e policisë së shtetit në luftën kundër narkotikës edhe në fusha të tilla të rëndësishme për këtë luftë dhe të vështira për objektivat e kësaj lufte në rrafshin europian, siç është tranziti i heroines, kokainës, metadonit dhe narkotikëve të tjerë.

“Objektivi strategjik i Shqipërisë, i policisë shqiptare në këtë fushë për të rritur progresivisht koston e biznesit të krimit të organizuar në Shqipëri dhe për të ulur progresivisht fitimet e krimit të organizuar në Shqipëri reflektohen më së miri në këtë sektor të luftës kndër krimit, që është lufta kundër tranzitit të narkotikëve”, tha Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha.

mit/NOA

KOMENTE