English

Gary Nevill largohet nga futbolli

E enjte, 3 shkurt 2011, NOA- Gary Nevill, ka deklaruar se i jep fund karrierës së tij në futbollin e luajtur.

Në një deklaratë në faqen zyrtare të Mançesterit në internet, mbrojtësi 36-vjeçar bëri të ditur: “Kam qenë tifoz i Junajtid gjatë gjithë jetës sime dhe kam plotësuar çdo ëndërr që kam patur. Sigurisht që jam i zhgënjyer për faktin që ditëve të mia si futbollist po i vjen fundi, por kjo u ndodh të gjithëve. Kam luajtur përkrah dhe kundër skuadrave e futbollistëve më të mëdhenj në botë. Ndjehem me fat që kam qenë pjesë e arritjeve dhe sukseseve të skuadrës”.

Mbrojtësi i Mançester Junajtid, Nevill iu bashkua këtij ekuipi në vitin 1991 dhe i qëndroi besnik klubit dhe trajnerit Aleks Ferguson për 20 vjet.

Më tej Nevill shpreh nj sërë falënderimesh: “Janë shumë njerëz të cilët duhet të falënderoj dhe sigurisht, në krye të listës qëndron Sër Aleks Ferguson. Më ka dhënë kaq shumë mundësi dhe mbështetje në këto 20 vjet dhe vërtet është një nga trajnerët më të mëdhenj. Kam pasur privilegjin të luaj përkrah shumë kampionëve të mëdhenj, përvoja që kam ndarë me ta do të më shoqërojë gjatë gjithë jetës. Dua të falënderoj edhe trajnerët që më kanë stërvitur që të vogël, dhe në fund, tifozët, të cilët kanë shfaqur mbështetje të pakursyer. Ata e dinë sa të veçantë janë për mua dhe klubin”.

Ai ka vijuar më tej se ky largim është me dhimbje, por shprehet i lumtur për vitet e lëna pas.

a.y/NOA

KOMENTE