Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet i kërkuari nga Lazarati, kishte kryer disa vjedhje
English

Kapet i kërkuari nga Lazarati, kishte kryer disa vjedhje

Gjirokastër, 3 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë kapur dhe ndaluar një person nga Lazarati, i shpallur në kërkim si bashkautor i disa vjedhje të kryera gjatë vitit 2010.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, i ndaluari është 28-vjeçari Seran Çelo, lindur në Lazarat dhe banues në Gjirokastër, i dënuar më parë për vjedhje.

Ky person ishte person i shpallur në kërkim nga ana e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, pasi gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.

Konkretisht, ky person së bashku me Erion Strokan i cili është arrestuar më datën 09.01.2011, gjatë natës së datës 13.08.2010 në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë vjedhur me thyerje lokalin e personit me inicialet R.R në lagjen Kordhocë të komunës Lazarat, si dhe lokalin e personit me inicialet N.M, në fshatin Derviçan, ku kanë marrë dy televizorë plazma, ekspresë kafeje, një sasi të konsiderueshme lekësh dhe mallra të tjera si cigare pije alkoolike dhe freskuese.

Materialet shtesë për këtë shtetas i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE