English

Lajçak-Rama, pas dy orë takimi, nis konferenca

Tiranë, 3 shkurt 2011, NOA – Ka zgjatur plot dy orë takimi mes Shefit të opozitës Edi Rama dhe të Dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili sapo ka përfunduar në selinë rozë, takimi më i gjatë krahasuar me dy takimet e mëparshme të Lajçak me Presidentin Topi dhe Kryeministrin Berisha. Pas takimit kokë më kokë me kryesocialistin Rama, i Dërguari i BE-së, Drejtori Ekzekutiv për Shërbimin e Jashtëm Miroslav Lajçak pritet nga momenti në moment të zbardhë takimet e sotme me personalitet e politikës shqiptare në një konferencë për shtyp, e cila u shty nga ora 18.00 për shkak të zgjatjes së takimit Lajçak-Rama.

Tema e takimit edhe në këtë rast ishte arritja e dialogut politik mes mazhorancës dhe opozitës, për të cilën është dërguar në Tiranë Miroslav Lajçak posaçrisht nga baronesha Kathrin Ashton, për të ndërmjetësuar për zgjidhjen e situatës politike të rënduar pas demonstratës së 21 janarit.

mit/NOA

KOMENTE