English

Mariah Carey dhe Nick Cannon në pritje të binjakëve

SHBA, 3 Shkurt NOA - Më në fund ka ardhur dhe konfirmimi zyrtar: Mariah Carey dhe Nick Cannon në prill do të bëhen prindër të një çifti binjakësh. Një djalë dhe një vajzë, për të qenë më të saktë. Thashethemet mbi shtatzëninë e dyfishtë të këngëtares qarkullonin prej kohësh, por detajet e tepërta gjithmonë ishin refuzuar të jepeshin për publikun.

“Jam përpjekur të qëndroja neutrale deri në këto momente, për të mos dhënë identitete shumë të shpejta mbi fëmijët”, - tha Mariah për Life & Style magazine. Fansat kanë organizuar edhe një konkurs në Twitter, i cili i është dedikuar të ardhmes së fëmijëve të Carey dhe duhet theksuar, ashtu siç konfirmo i dhe vetë ylli i popit se askush nuk e ka gjetur.

r.b/NOA

KOMENTE