Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbi 70 kosovarë kërkojnë ndihmë evakuimi nga Egjipti
English

Mbi 70 kosovarë kërkojnë ndihmë evakuimi nga Egjipti

Kajro, 3 shkurt, NOA - Mbi 70 shtetas të Kosovës kërkojnë ndihmë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës për tu evakuuar nga Egjipti, për shkak të shpërthimit të dhunës dhe rrezikimit të tyre.

Një nga përfaqësuesit e komunitetit shqiptar të Kosovës në Kajro, Beqir Ismaili bëri të ditur ekskluzivisht për agjencinë e lajmeve INA se janë rreth 50 studentë dhe 20 shtetas të tjerë që kanë ngelur të izoluar dhe kërkojnë ndihmë për evakuim nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

“Është shumë vështirë, sepse studentët sidomos nuk kanë para dhe mezi ia dalin për të tejkaluar këtë krizë që është shumë e vështirë. Kërkojmë urgjentisht që MPJ e Kosovës të mundësojë një avion për të na ndihmuar. Por, tani për tani nuk kemi përgjigje nga Prishtina zyrtare”, theksoi Ismaili.

Sipas tij, ambasada serbe në Kajro i ka ofruar ndihmë 15 studentëve, të cilët kanë udhëtuar drejt Beogradit.

“Sot presim që një ndihmë të na ofrojë ambasada e Shqipërisë dhe ambasada e Bosnjës, që kanë premtuar disa vende, por nuk jemi të sigurt. Do të presim deri të shtunën mos po qetësohet situata, por është shumë keq sidomos për studentët që nuk kanë kushte dhe para dhe mezi mbijetojnë në këtë kaos dhe krizë të rëndë të papërshkruar në Kajro dhe qytetet tjera”, theksoi Beqir Ismaili.

NOA-INA

KOMENTE