Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDU: Geixh e Marti hienat që po sulmojnë Shqipërinë
English

PDU: Geixh e Marti hienat që po sulmojnë Shqipërinë

Tiranë, 3 shkurt 2011, NOA- Parta për Drejtësi dhe Unitet ka reaguar ditën e sotme lidhur me deklaratën e Nikolas Geixh, i njohur si lobit grek.

“Ky njeri për shumë aspekte, me ardhjen e tij këtu më kujton Dik Martin, me të cilin u ndesha në Këshillin e Evropës”, thuhet në deklaratë, madje Geixh është emërtuar si hienë.

Ai e cilësoi deklaratën e tij si antishqiptare dhe e argumentoi atë në këtë formë: - Nikolas Gaxojanis deklaroi se popullsia shqiptare e Çamërisë u përndoq për bashkëpunimin e vetë me nazistët dhe si pasojë duhet të rreshtohet në 14 milionë bashkëpunëtorët e tjerë të nazizmit që u përndoqën nga trojet e tyre. Partia Drejtësi dhe Unitet dhe unë personalisht i bëj thirrje Nikola Gaxojanit të presë deri ditën e diel, kur festohet përvjetori i themelimit të Batalionit Çamëria, pjesë e Ushtrisë Antifashiste Nacional-Çlirimtare, ku merrnin pjesë më shumë se 700 shqiptarë nga Çamëria. Nëse nuk pret dot, atëherë le të konsultohet me arkivat greke, për Batalionin IV “Ali Demi” të ELAS-it grek, që përmbante 800 çam të tjerë në radhët e saj e që luftuan përkrah grekëve në luftën për çlirimin nga nazizmi.

Faktet flasin qartë, por Gaxojanis nuk mund t’i shohë ato. Ai luan të njëjtin rol me Dik Martin, që fajëson viktimën për krimin e fajtorit “të pafajshëm”. Deklaratat e kryera në zemrën e minoritetit grek janë fyese. Sepse, në batalionin “Çamëria” që feston përvjetorin e vetë ditën e diel, krahas 700 shqiptarëve të Çamërisë kanë luftuar edhe 60 anëtarë të këtij minoriteti në vendin tonë. Gaxojanis, sikurse edhe shumë manipulues të tjerë që deklarojnë se kanë mbështetjen apo votat e vëllezërve tanë minoritarë, tenton që të zhbëjë historinë për të shpifur mbi kombin shqiptar dhe për të prishur marrëdhëniet mes nesh. Është në të vërtetë absurd se si mund që grekomanët të pretendojnë se shqiptarët e Çamërisë, që krijuan dy batalione të forcave antifashiste, nga katër që vepronin në gjithë zonën veriperëndimore të Greqisë, me një forcë totale prej më shumë se 1500 vetash ishin kolaboracionist. Është edhe më absurde kur mendon se në Greqi numri total i kolaboracionistëve ishte 80 mijë sipas vetë burimeve greke. Për të mos folur që dënimi që Greqia u bëri kolaboracionistëve grekë ishte që fëmijët e tyre ti bënte kryeministra, si rasti i Georgios Ralis, kryeministër në vitin 1980 në Greqi, i biri i Ioanis Ralis, kryeministri i regjimit kuisling nazist të Greqisë. U dëbuan dhjetëra mijëra shqiptarë të Çamërisë, u vranë 3200 persona dhe po aq vdiqën rrugës nga uria dhe rraskapitja, pjesa më e madhe e të cilëve gra, fëmijë dhe pleq. Në këtë absurditet, dua të pyes z. Geixh: Po babai im që u dëbua në moshën 2-vjeçare nga Çamëria, ishte kolaboracionist?

- Ky njeri abuzon me mikpritjen tonë dhe na provokon në tokën tonë, me koncepte të sajuara të kuzhinës ushtarake greke të shekullit të 19, siç është koncepti i Vorio Epirit. Ky njeri kërkon që të gjallërohet kjo ndjenjë në shekullin e 21. Shikoni sa anakronik është ky personazh i pakorrigjueshëm në veprën e vet keqbërëse! Është për të ardhur keq dhe për të dënuar fakti që konceptet e Vorio-Epirit i paraqiste përpara personazheve me poste zyrtare në qeverisjen e vendit, si kryetarja e Komitetit Kombëtar të Minoriteteve, znj. Bezhani, apo përfaqësues të një partie politike që dëshiron të hyjë në arenën politike vendase. -Ndërkohë meqë ky njeri vjen dhe na mëson për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, do doja që të më ndihmonte dhe mua që të vija në Greqi e t’i mësoja vendit të tij amtar, si regjistrohet popullsia sipas parimeve që na shpjegon Geixhi. Regjistrimi i popullsisë mbi baza etnike dhe fetare mund të zhvillohet në Shqipëri, por vetëm kur, tipa si Gaxojanis të mos financojnë mijëra euro që njerëzit të deklarohen ashtu siç nuk janë. Vetëm kur, tipa si Gaxojanis të mos kërcënojnë me prerje të lejeve të qëndrimit shqiptarët që jetojnë në Greqi. Vetëm kur, tipa si Gaxojanis të mos mbushin autobusët me grekë dhe hallexhinj të kërcënuar, që të vijnë dhe të deklarohen si grek. Vetëm kur, regjistrimi i popullsisë të bëhet mbi etninë si fakt dhe jo etninë si deklaratë personale, ku çdokush mund të deklarohet marsian, jupiterian, amerikan, kinez apo grek, kur në fakt është shqiptar. “Sot kërkoj nga të gjithë kolegët e partive kryesore: të bëjmë gjithçka që të mos e lejojmë Shqipërinë të bjerë në gjunjë, dhe hiena të tilla si Dik Marti apo Nikolas Geixh, të vijnë dhe të kërkojnë kufoma në tokën tonë”, përfundon deklarata.

a.y/NOA

KOMENTE