Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Peçi: Presidenti është institucion, s’ka detyrim të japë informacione
English

Peçi: Presidenti është institucion, s’ka detyrim të japë informacione

Tiranë, 3 shkurt 2011, NOA Update – “Presidenti i Republikës nuk është titullar institucioni, por është institucion dhe si i tillë në asnjë rast nuk ka asnjë detyrim kushtetues të japë informacione përballë një Komisioni Hetimor Parlamentar”. Kështu i është përgjigjur sot Këshilltari Juridik i Presidentit Bamir Topi, kërkesës së Kryetarit të Komisionit Hetimor Parlamentar, Eduard Halimi, i cili në një deklaratë për mediat kishte sqaruar se Presidenti i Republikës nuk është thirrur si dëshmitar, por për të përcjellë në seancë pyetjeje, të dhëna apo informacione që ka për veprimtarinë e vet para, gjatë dhe pas datës 21 janar 2011.

Por këto deklarata Këshilltari i Presidentit, Spiro Peçi nuk i komentoi, por I cilësoi si lojëra fjalësh.

Në konferencën e posaçme për mediat këshilltari Peçi deklaroi se “ndërkohë që komisioni kërkon të mbledhë të dhëna dhe informacione zyrtare dhe jozyrtare, si dhe dokumente, ai e argumenton kërkesën në Nenin 14, gërma “b” të Ligjit Për komisionet hetimore”, tha Peçi, duke e konsideruar këtë argumentim të depuetit të PD-së Halimi, ose si argumentim që nuk përmban keqdashje politike, ose si një miopi juridike.

Sipas Peçit neni në fjalë bën fjalë për të drejtën e Komisionit që të thërrasë titullarë institucionesh për pyetje, porse ai theksoi se vetëm ata që s’dinë të lexojnë Kushtetutën mund ta njehsojnë Presidentin e Republikës me një titullar institucioni.

“Dua të theksoj se askush, nuk mund të vërë në dyshim apo të komentojë, faktin që Presidenti është institucion dhe jo titullar institucioni. Është pikërisht kjo arsyeja, midis të tjerave, që Kushtetuta e Republikës, e ka vendosur Presidentin si institucion, duke i caktuar direkt kompetencat, të drejtat dhe detyrimet”, siguroi këshilltari Juridik i Presidentit Topi.

Ai risolli në vëmendje se në bazë të germës “h” të Kushtetutës duke qenë Presidenti një institucion, thuhet “kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështjet që kanë të bëjnë me detyrat e tyre”.

Në këtë kontekst Peçi tha se “Në asnjë rast, Presidenti i Republikës nuk ka detyrimin për të dhënë informacione”.

Këshilltari Juridik i Presidentit të Republikës bëri me dije se “Marrëdhëniet e Presidentit të Republikës me Kuvendin janë përcaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Kushtetuta, madje duke e vendosur Presidentin si Institucion në një pozitë të veçantë, po në Nenin e sipërcituar, në germën “a”, ku thuhet Ai "i drejton mesazhe Kuvendit”, përfundoi sqarimin e tij në emër të Presidentit Topi, Këshilltari Juridik, Spiro Peçi.

mit/NOA

KOMENTE