Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Lajçak: Po pengohet anëtarësimi në BE
English

Topi-Lajçak: Po pengohet anëtarësimi në BE

Tiranë, 3 shkurt 2011, NOA – Situata e rënduar politike në Shqipëri po pengon procesin e anëtarësimit të vendit në BE. Ishte zyra e Shtypit e Presidentit të Republikës e cila ka zbardhur takimin e sotëm mes të dërguarit të BE-së, Drejtorit Ekzekutiv të Shërbimit të Jashtëm, Miroslav Lajçak dhe Presidentit Bamir Topi, lajtmotiv i të cilës ishte situata dhe klima e rënduar politike e krijuar në vendin tonë me fokus ngjarjet e 21 janarit dhe zhvillimet pas saj. Gjatë takimit me zotin Topi i dërguari i BE-së, Lajçak, në emër të autoriteteve më të larta të Bashkimit Evropian si Baronesha Kathrin Eshton dhe Komisioneri Fyle shprehu shqetësimin e madh për krizën politike në Shqipëri e për dëmtimin e imazhit ndërkombëtar të saj, duke vënë në dukje se kjo situatë, pavarësisht sukseseve të mëdha të arritura si: anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave dhe përparimi, në rrugëtimin integrues për në familjen evropiane, është vendimtare dhe po pengon procesin e mëtejshëm të anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

lajçak duke vlerësuar rolin konstruktiv të Presidentit Topi si simbol i unitetit të popullit e inkurajoi Presidentin e Republikës për vazhdimin e luajtjes së këtij roli në këto momente të vështira e delikate.

Zoti Lajçak theksoi nevojën urgjente për qetësi dhe rregull publik si dhe të respektit të Kushtetutës, shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së institucioneve që të ushtrojnë detyrat e tyre kushtetuese.

Në këtë pikë, të dy bashkëbiseduesit nënvizuan rëndësinë “e zhvillimit të një hetimi tërësor, profesional, transparent e të paanshëm të ngjarjeve të 21 janarit” që duhet të shoqërohet njëkohësisht edhe me rivendosjen e menjëhershme të dialogut politik institucional si dhe respektimin e institucioneve të pavarura kushtetuese.

Presidenti i Republikës shprehu mirënjohjen për vëmendjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian përmes përpjekjeve, apeleve dhe deklaratave të njëpasnjëshme lidhur me zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, duke e quajtur misionin e zotit Lajçak: “një mision jetik për Shqipërinë”.

Presidenti Topi ritheksoi qëndrimin institucional se dialogu konstruktiv, i maturuar dhe me tone të qeta mes palëve është rruga e vetme e domosdoshme drejt zgjidhjes së krizës politike dhe garanti i stabilitetit dhe i funksionimit të drejtë të shtetit ligjor dhe institucioneve, në frymën dhe sipas standardeve demokratike.

Kryetari i Shtetit vuri në dukje se klasa politike shqiptare në këto momente duhet të gjejë e të verë në përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë, demokratikë për të dalë nga kjo situatë problematike në interes të Shqipërisë dhe të shtetasve të saj, për të siguruar qetësinë dhe stabilitetin e duhur për vendin dhe shoqërinë shqiptare në realizim të projekteve dhe të ardhmes sonë evropiane.

Në takimin mes Presidentit të Republikës dhe të Dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, Drejtorit Ekzekutiv të Shërbimit të Jashtëm, Miroslav Lajçak merrte pjesë edhe Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui.

mit/NOA

KOMENTE