Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohet sistemi i parë diellor me gjashtë planetë të vegjël Tokë
English

Zbulohet sistemi i parë diellor me gjashtë planetë të vegjël Tokë

Tiranë, 3 shkurt, 2011, NOA- 2.000 vjet dritë larg nga Toka, është dhe një sistem tjetër diellor me gjashtë planetë, pesë prej të cilëve kanë dimensione të krahasueshme me atë të Tokës. Zbulimi, të cilën NASA po përgatitet ta thotë në një konferencë për shtyp është bërë nga teleskopi hapësinor Kepler i lançuar nga agjencia hapësinore amerikane në mars të 2009 dhe i specializuar për “kapjen’ e planetëve “sozi” Tokë.

Dielli rreth të cilit rrotullohen gjashtë planetët është ylli Kepler-11 dhe ky sistem planetar është një gjë e rrallë për nga madhësia e vogël e planetëve të tij. Sistemet e tjera planetare zbuluar nga Kepler në janar 2010 në fakt ishin përbërë nga pesë planetë gjigandë, të krahasueshëm me atë të Jupiterit. Gushtin e kaluar një sistem tjetër me të paktën pesë planetë u zbulua nga astronomët e Observatorit Evropian Jugor (ESO).

Drejtuar nga Jack Lissauer zbulimi ka përfshirë 39 astronomë, astrofizikanë dhe shkencëtarë planetarë të 16 institucioneve, pothuajse të gjithë amerikane (i vetmi evropian është Universiteti danez i Kopenhagës). "5 planetët, thonë – studiuesit - janë ndër më të vegjlit për nga madhësia”. Sipas studiuesve 5 planetët kanë një masë që varion nga 2,3 në 13,5 herë nga ajo e Tokës. Pozicioni i tyre në sistemin planetar është i krahasueshëm me atë të Merkurit në Sistemin tonë Diellor. Planeti i gjashtë është më i madhi dhe më larg (madhësia e tij nuk është përcaktuar ende).

a.e./NOA

KOMENTE