Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Baraj: Marshuesit i dhanë një mesazh Berishës: Largohu!
English

Baraj: Marshuesit i dhanë një mesazh Berishës: Largohu!

Tiranë, 4 shkurt 2011, NOA- Kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën Besnik Baraj, deklaroi se ishin 40 mijë qytetarë të Tiranës që i thanë Berishës, s’të duam.

Baraj këtë deklaratë e dha pas përfundimit të demonstratës-marshim të organizuar nga Opozita e Bashkuar.

“Sot, rreth 40 mijë qytetarë të Tiranës, me marshimin e tyre në të gjitha rrugët e kryeqytetit, dëshmuan se dhuna e Sali Berishës jo vetëm nuk funksionon, por as mund ta trembë dhe as nuk mund ta ndalojë këtë betejë historike të një populli të tërë të vendosur për të larguar Sali Berishën përmes rezistencës paqësore”, u shpreh Baraj para mediave.

Më tej ai tha se, pushtetit të Sali Berishës, që në 21 Janar vrau tre jetë njerëzish të pafajshëm, i ka ardhur fundi.

Ndërkaq sipas tij, nuk ishin vetëm 40 mijë Kryeqytetas që marshuan sot në rrugët e Tiranës, por dhe mijëra e mijëra të tjerë, që nga dritaret dhe ballkonet e banesave, shkollave dhe institucioneve shtetërore, me përshëndetjet dhe duartrokitjet e tyre iu bashkuan këtij manifestimi shembullor.

Ndër të tjera Baraj theksoi se, të gjithë ata qytetarë që u bën pjesë e marshimit i dhanë një mesazh të fortë Kryeministrit: “Kjo qeveri e votave të vjedhura, ky pushtet i korruptuar gjer në palcë, këta pushtetarë që në 21 Janar vranë tre shqiptarë të pafajshëm dhe që dita ditës po dhunojnë institucionet e pavarura të këtij vendi, duhet të largohen. Të largohen një orë e më parë, pasi ky popull nuk i do më e as mund t’i mbajë më në kurriz!”

Ai e mbylli fjalën e tij duke thënë se, Tirana dhe një herë demonstroi masivitet, kulturë e qytetari.

a.y/NOA

KOMENTE