Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Pasaporta, në gjithë vendet ku ka shqiptarë
English

Basha: Pasaporta, në gjithë vendet ku ka shqiptarë

Tiranë, 4 shkurt, NOA - Ministri i Brendshme ka kërkuar nga kompanitë që kanë marrë përsipër pajisjen e qytetarëve me karta biometrike që të nisin aplikimet në të gjitha vendet e botës ku jetojnë shqiptarë. Deklarata e kreut të ministrisë së Brendshme u bë sot gjatë një takimi pune me drejtuesit e kompanisë konçesionare “Aleat”

“Kemi rënë dakord që procesi të nisë në katër qendra konsullore të Shqipërisë jashtë vendit, në Romë, në Milano, në Athinë dhe në Selanik. Ndërkohë që janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme unë dua të shpreh preokupimin tim që proceduara e aplikimit nuk ka nisur akoma dhe pikërisht në këtë mbledhje do të analizojmë hap pas hapi të gjitha hallkat që duhet të përmbushen në mënyrë që qytetarët tanë që jetojnë dhe banojnë në Itali dhe Greqi t’u ofrohet i njëjti shërbim siç u ofrohet qytetarëve në territorin e Shqipërisë”, tha sot Basha.

Ai u shpreh se janë bërë instalimet përkatëse dhe janë prodhuar dhe kuponat përkatës. Ai u shpreh se procesi duhet të zhbllokohet qoftë nga ana e burokracisë shtetërore “në mënyrë që qytetarët shqiptarë në Itali dhe Greqi të nisin menjëherë aplikimin dhe marrjen e pasaportave aty ku jetojnë”.

Ai tha se do të shihet mundësia për hapjen e qendrave të tjera në Europë dhe në SHBA.

“Të shikojmë nevojën për të hapur qendra të tjera në Europën veriperëndimore apo kudo tjetër mund të jetë e nevojshme. Nuk do të përjashtohet këtu as shërbimi i SHBA, ku ka një numër të madh qytetarësh shqiptarë dhe që mund të kenë interesin e tyre që të aplikojnë dhe të marrin pasaportat në territorin e SHBA në vend që të ndërmarrin udhëtimin dhe të gjitha peripecitë e udhëtimit për të aplikuar këtu në Shqipëri.

Një tjetër meritë e procesit ka qenë aplikimi i përshpejtuar. Aplikimi i përshpejtuar u ka bërë të mundur 14 mijë qytetarëve që të marin brenda 72 orëve dokumentet e dëshiruara, pasaportat biometrike”, tha Basha.

Ai u shpreh se është rritur numri i personave që kanë aplikuar për pasaporta. “Afro 2.6 milion qytetarë shqiptarë kanë aplikuar dhe janë pajisur me letërnjoftime elektronike, pra pothuajse dyfishi i qytetarëve që ishin pajisur me letërnjoftime elektronike para zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit 2009 dhe kemi arritur në shifrën mjaft të kënaqshme prej 1. 5 milion qytetarësh me pasaporta biometrike, pra afërsisht ose pak më pak se 1 në 2 qytetarë shqiptarë me pasaporta biometrike”, tha Basha.

Ai vlerësoi punën e koncesionarit “Sagem” dhe Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve.

Ai u shpreh se ndryshimi që ju bë kontratës koncesionare në Parlamentin Shqiptar në verën e këtij viti mundësoi dyfishimin e kapaciteti i prodhimit të pasaportave biometrike në Qendrën e Personalizimit në Tiranë.

“Dhe është pikërisht dyfishimi i kapacitetit të prodhimit nga 3 mijë në 6 mijë pasaporta në ditë që ka mundësuar që sistemi të vazhdojë të funksionojë thuajse normalisht pavarësisht prej një fluksi shumë të madh aplikimesh”, tha Basha.

Ai ka theksuar se puna ka vazhduar me ritëm të plotë në firma prodhuese dhe afatet janë respektuar në mënyrë të plotë nga koncesionari. Nga ana tjetër ai u ka bërë apel qytetarëv që të tërheqin pasaportat.

“Gjej rastin t’u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që kanë aplikuar dhe pasaportat e tyre janë prodhuar t’i tërheqin këto pasaporta pranë zyrave të dislokuara pranë drejtorive të Policisë së Shtetit në qarqe, pasi tërheqja e tyre në kohë lehtëson dhe përmirëson procesin e pajisjes së bashkëqytetarëve të tjerë me pasaporta biometrike”, tha ai.

Një risi tjetër e prezantuar nga Basha ka të bëjë me prodhimin e pasaportav edhe për azil kërkuesit.

“Përshëndes faktin që bëhemi i vetmi vend në Europë, i pari vend se më pas edhe të tjerët do të na ndjekin, ku azilkërkuesit e huaj do të pajisen me pasaporta biometrike identifikimi, në qoftë se munden edhe me pasaportën e udhëtimit, duke arritur një standart të deklaruar, por akoma në dijeninë tonë të paarritur nga asnjë vend anëtar i BE.

Kjo është një dëshmi e seriozitetit dhe profesionalitetit me të cilin jemi angazhuar në këtë ndërmarrje të përbashkët, qeveria shqiptare dhe koncesionari i përzgjedhur”, tha Basha.

a.k/NOA

KOMENTE