Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bumçi: Mirënjohje shqiptarëve për bojkotin ndaj Ramës
English

Bumçi: Mirënjohje shqiptarëve për bojkotin ndaj Ramës

Tiranë, 4 shkurt 2011, NOA- Deputeti demokrat Aldo Bumçi në vijim të qëndrimeve, për demonstratën e organizuar nga opozita, përshëndeti qytetarët.

Gjatë fjalës së tij Bumçi tha se, “Dëshiroj të përshëndes qytetarët e kryeqytetit të vendit Tiranës, dhe të qarkut të Durrësit, prej 1 milion e 200 mijë banorë të marrë së bashku të cilët i dhanë përgjigjen e merituar me bojkotin e tyre kryepuçistit Edvin Kristaq Rama, i cili u shfaq para jush i nxirë dhe i dëshpëruar”.

Sipas tij, qytetarët e metropolit të vendit, të Durrësit, Kavajës dhe Krujës ndëshkuan me bojkotin dhe injorimin total të pjesëmarrjes në demonstratë kryepuçistin që në tërbim e verbëri për pushtet rrethoi për 5 orë me 200-300 bashibozukë, mercenarë dhe kriminelë Këshillin e Ministrave për të përmbysur qeverinë legjitime të këtij vendi.

“Qytetarët e kryeqytetit, Durrësit, Kavajës, dhe Krujës ndëshkuan kryepuçistin Edvin Kristaq Rama që në 21 janar ndërmori sulmin primitiv prej 5 orësh mbi Këshillin e Ministrave duke dëshmuar se për pushtet është i gatshëm të djegë gjithçka lirinë dhe demokracinë e qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Bumçi.

Në emër të Partisë Demokratike ai përshëndet me mirënjohje dhe respekt të madh qytetarët e Tiranës, Durrësit, Kavajës, dhe Krujës dhe i garantoi ata se asgjë nuk do të mund të dhunojë liritë dhe vlerat e demokracisë së këtij vendi.

a.y/NOA

KOMENTE