Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Protestat do të vazhdojnë
English

Edi Rama: Protestat do të vazhdojnë

Tiranë, 4 shkurt 2011, NOA- Pas përfundimi të tubimit të organizuar nga Opozita e Bashkuar nën drejtimin e Partisë Socialiste, kreu i saj Edi Rama mbajti një konferencë për mediat.

Në hyrje të fjalës së tij ai falënderoi qytetarët që u bën pjesëmarrës në protestat e Vlorës, Lezhës, Korçës dhe Tiranës.

Ai ka paralajmëruar se protestat kundër regjimit do të vazhdojnë të premten e ardhshme, me qytetarë që do të tubohen në njësi të ndryshme bashkiake të kryeqytetit.

Duke iu kthyer situatës politike, kreu i PS ka nënvizuar ashtu si dhe ditë më parë se mbajtja e zgjedhjeve vendore të 8 majit është e pamundur.

Ndërsa lidhur me praninë e opozitës në Parlament, kreu i selisë rozë tha se “ai po bojkotohet nga Saliu dhe Jozefina duke e mosthirrur atë”.

Lidhur me vizitën e dytë të të dërguarit të BE-së për dialogun politik, kryeopozitari u shpreh se, “Z. Lajçak ka qenë plotësisht transparent me ju dhe me shqiptarët dhe nuk ka fshehur asgjë ndaj opinionit publik të këtij vendi, që do të thotë që unë nuk kam asgjë për të shtuar”.

Më tej ai shtoi se. “Unë kam qenë, jam dhe do të mbetem i bindur se dialogu është një mekanizëm i patjetërsueshëm në një proces politik. . Ne jemi tërësisht të vendosur ta luftojmë demokratikisht këtë regjim kusarie që sillet më zi sesa një regjim pushtues, por nga ana tjetër pavarësisht sjelljes së tyre si pushtues, këta zotërinj e zonja që sot kanë kapur shtetin për interesat e pushtetit janë edhe bashkëqytetarë tanët që do të thotë se ne këtu jemi e këtu do të jemi përsëri bashkërisht sepse ky është atdheu ynë. Thënë të gjitha këto s’ka asnjë dyshim se takim për takim dhe muhabet për muhabet mes meje e Saliut nuk mund të ketë”.

Lidhur me sulmet dhe punën e Kryeprokurores lideri i socialistëve theksoi: “Prokurorja e Përgjithshme është një njeri i cili është në detyrë dhe për detyrë ka të përfaqësojë një institucion që është i pavarur nga qeveria dhe nga Partia Socialiste. Gjë që në vlerësimin tim e bën mjaft mirë”.

a.y/NOA

KOMENTE